02/05/2024
15.4 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1783

Bashkëpunimi për mbrojtjen do të rritet, por Turqia kërkon të ndërmerren masa kundër Fetos

0

Me Turqinë na lidh miqësia e fuqishme që zgjat gjatë dekadave të fundit, ndërsa lidhjet në mbrojtje janë jashtëzakonisht të forta. Nga viti 1992 është ndërtuar bashkëpunim i fuqishëm edhe në ekonomi edhe kulturë, ndërsa ky bashkëpunim do të avancohet dhe do të vazhdojë mbështetja nga Turqia për vendin tonë, veçanërisht në modernizimin dhe trajnimin e Armatës së Maqedonisë Veriore, kanë konkluduar në konferencën për media pas takimit të ministres të Mbrojtjes Radmila Shekerinska, e cila sot është nikoqire e ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Huluisi Akar.

Ministri Akar, megjithatë paralajmëroi se struktura të organizatës të Fetos, që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut, i dëmtojnë marrëdhëniet e të dy vendeve dhe i sabotojnë në një farë mënyrë edhe marrëdhëniet vëllazërore që i kemi.

“I kemi emrat e disa prej më kryesorëve të organizatës terroriste, që janë ndarë mes institucioneve të dy vendeve dhe jam thellë i bindur se gjatë ditëve të ardhshme institucionet e Maqedonisë së Veriut do ta ndërmarrin masa konkrete rreth kësaj. U besoj institucioneve të Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash ministri Hulusi Akar dhe shfaqi shpresën se gjatë periudhës së ardhshme do të bëjnë masa konkrete të çlirohen nga kjo organizatë terroriste.

Ministrja Shekerinska shfaqi shpresën se në të ardhmen Turqia do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e vendit tonë në NATO dhe informon se për dy muaj jo të plota nga procesi i nënshkrimit të Protokollit tashmë nëntë vende anëtare të Aleancës e kanë ratifikuar, mes të cilave vendet e para fqinje anëtare të NATO-s.

“Turqia është fqinji ynë i drejtpërdrejtë, por gjithmonë është sjellë më shumë se sa një fqinj, ishte këtu kur vendit tonë i duhej ndihmë dhe mbështetje dhe me këtë nuk e kemi harruar”, theksoi Shekerinska.

Sipas asaj, bashkëpunimi i suksesshëm në mbrojte shihet edhe në fushat më të vështira për bashkëpunim, ndërsa këto janë misionet jashtë vendit siç është në Afganistan, ku ushtarët tonë marrin pjesë në suaza kontingjentit turk, nënvizoi Shekerinska.

Për Turqinë, Republika e Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndërsa lidhjet historike dhe kulturore janë shumë të fuqishme, deklaroi ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, duke shtuar se shumë i rëndësishëm është anëtarësimi i vendit në NATO, ndërsa në këtë rrugë vendi i tij do të vazhdoj me mbështetje të fuqishme.

Ministrat e Mbrojtjes informojnë se shkollat e larta dhe institucionet ushtarake në Turqi deri tani kanë trajnuar mbi 1.200 pjesëtarë të Armatës. Ministri turk i Mbrojtjes i ka lavdëruar edhe ato pjesëtarë të Armatës tonë të cilët janë trajnuar në shkollat e larta, si dhe për profesionalizimin dhe gatishmërinë e të gjithëve që kanë qenë në misionet në Afganistan. sn/

KRSKRR: Motoçiklistë kini kujdes dhe respektoni rregullat e trafikut

0

Mbani kaskë mbrojtëse, kini kujdes në shpejtësinë, përdorni sinjalet e kthimit, mbani distancë. përdorni të dyja frenat, evitoni “këndet e vdekura”, mbani jelek reflektues dhe pajisje mbrojtëse, u bëjnë apel nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion të Rrugëve të gjithë motoçiklistëve”, duke theksuar se ata janë edhe grupi më i rrezikuar në trafik, nëse merret parasysh sa pjesa e trafikut u takon atyre dhe sa është pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të personave të vdekur dhe të lënduar në aksidentet rrugore.

Nga KRSKRR theksojnë se mesatarisht, në nivel vjetor në vend, rreth 15 motoçiklistë e humbin jetën në aksidente rrugore.

“Motoçiklistët janë kategori e ndjeshme e pjesëmarrësve në trafik, drejtpërdrejt e ekspozuar në rreziqe që vazhdimisht janë në trafik dhe te e cila rreziku për marrje të lëndimeve vdekjeprurëse në rast të aksidentit rrugor është jashtëzakonisht i ulët” kanë potencuar nga Këshilli.

KRSKRR në fillim të sezonit për motoçiklistë u bëjnë apel motoçiklistëve të kenë kujdes dhe të ndërgjegjshëm në trafik, t’i kenë kujdes rregullat për përkufizimin e shpejtësisë, të përdorin kaska dhe pajisje tjetër mbrojtëse për siguri pasive.

Gjenden mbetjet e Cesnës që u rrëzua në Majën Koka e Selanikut (video)

0

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se katër pasagjerët e aeroplanit, i cili dje fluturoi nga Ohri drejt Sofjes, ndërsa u rrëzua në afërsi të Majës Koka e Selanikut, kanë vdekur.

Pjesëtarët e MPB-së, dje rreth orës 19, i locuan mbetjet e aeroplanit në lokacion rreth pesë kilometra në veriperëndim të Kokës së Selanikut.

Në fatkeqësi jetën e humbën G.A.B. (1970), K.C.K.B. (1972), G.G.B. (2005) dhe B.G.B. (2000) të gjithë nga Republika e Bullgarisë.Ministria e Punëve të Brendshme u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të gjithë qazetarëve të Republikës së Bullgarisë. Shërbimet e MPB-së, Institutit për Mjekësi ligjore dhe Komitetit për hetimin e fatkeqësive ajrore dhe incidente serioze janë duke bërë ekspertizë nën udhëheqjen e prokurorit publik. shk/

NATO mbushë 70 vite

0

Pakti veriatlantik (NATO) nesër shënon 70 vite të themelimit të vet, në kushte kur përballet me shumë sfida globale, por edhe tensione dhe mospajtime të brendshme.

Marrëveshja për themelimin e Paktit veriatlantik u nënshkrua më 4 prill të vitit 1949 në Uashington, por “ditëlindja”, përveç në kryeqytetin amerikan, do të festohet edhe në Londër, ku ishte selia e parë e NATO-s, e cila më vonë, në vitin 1952 u transferua në Paris, e më pas në vitin 1962 në Bruksel, ku ndodhet edhe sot.

Prej vitit 1949 e deri më sot, bota kaloi nëpër ndryshime thelbësore, politike dhe sociale, ndërsa me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik erdhi edhe deri te ngritja e internetit dhe mediumeve të reja. Tani kur NATO feston 70 vite të formimit, shumica nuk janë të sigurt nëse për një aleancë ushtarake ky është fillimi i një moshe të pjekur apo kohë pensionimi.

Ambasadorja amerikane në NATO, Kej Bejli Hatçinson, vlerësoi se 70 vite me të vërtetë janë periudhë e gjatë, “mjaft e gjatë kur bëhet fjalë për një aleancë ushtarake”.

“NATO është aleanca ushtarake më afatgjate në histori”, theksoi ajo.

Qarqet liberale, majtistët ekstremë dhe të ashtuquajturit “unilateralët dhe izolacionistët e rinj” nga Evropa kërkojnë heqjen e Aleancës dhe pajtim të madh me Rusinë.

Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, NATO u krijua si kundërpeshë e përhapjes globale të ideologjisë komuniste dhe si mjet për kufizim të fuqisë ushtarake të Bashkimit të atëhershëm sovjetik. Si përgjigje e formimit të NATO-s, ish-Bashkimi sovjetik dhe vendet nga Blloku socialist evropian-lindor, i cili ishte nën kontroll të Moskës, në vitin 1955 krijoi aleancë ushtarake të quajtur Pakti i Varshavës.

Dibra, Qendra Zhupë dhe Reka dje 17 orë pa rrymë

0

I tërë rajoni konsumues dibran dhe ishte pa energji elektrike për rreth 17 orë, prej orës 7:00 deri në orën 23:40.

Paraprakisht u paralajmërua se për shkak të ndërhyrjeve teknike në Hidroelektranën “Shpilje” afër Dibrës, pa energji elektrike, rajoni më i gjerë dibranë do të mbetet prej orës 6:00 deri në orën 19:00.

“Gjatë servisimit të rregullt të lidhjes rregulluese të transformatorit rregullues 110/35 kilovoltësh u paraqit problem për çka u nevojit angazhim plotësues. Për atë shkak rajoni mbeti pa energji elektrike, më gjatë nga që ishte planifikuar”, deklaruan për MIA-n nga ELEM-i.

Rajoni konsumues dibran i përfshin komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe rajonin e Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushë, e cila përfshin mbi katër mijë konsumatorë, persona juridikë dhe fizikë.

Pakënaqësi nga ndërprerja e gjatë e rrymës shfaqën edhe bizneset, të cilët ankohen se u është shkaktuar dëm material.

“Target – Fortesa”: Dëshmitari Kostovski pyetet nga i akuzuari Jakimovski

0

Me pyetje të kryqëzuara të dëshmitarit Zvonko Kostovski nga ana e të akuzuarit Toni Jakimovski në Gjykatën Penale filloi seanca për lëndën “Target – Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Paraprakisht i akuzuari Jakimovski i cili vuan dënim me burg në Kumanovë tha se nuk është mirë me shëndet, gjegjësisht ka pasur tension të lartë. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Xheneta Bektoviq e pyeti nëse mund të vazhdojë, ai tha do të mundohet të koncentrohet dhe i parashtroi pyetje Kostovskit për atë kush i ka përdorë fjalëkalimet në sistemin “najs” dhe kush ka mundur të krijojë fjalëkalime të reja apo t’i përdorë “privilegjet”. Dëshmitari tha se “top administrator” është një dhe nuk mund të ketë tjetër. Ai e ka përdorë “top administratorin” dhe Nebojsha Sajkoviqin, i cili i ka pasur të gjitha privilegjet në sistem.

Në lëndën “Target-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë të MPB-së Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK-ja dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilën fare nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë.

Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen urdhrat dhe pasa përfundimit të kohëzgjatjes të validitetit të urdhrave gjyqësorë të 1.541 apo gjithsej 5,827 numrat telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Kandidatët presidencial vazhdojnë fushatën në kuadër të së cilës i paraqesin programet e tyre.

0

Kandidatët presidencial e kanë vazhduar fushatën në kuadër të së cilës i paraqesin programet e tyre.

Sot, me fillim në ora 19:00, në komunën e Haraçinës, do të mbahet takimi i rradhës me qytetarët dhe kandidatin për president, Prof. Blerim Reka.

Gjatë takimit, përpos kandidatit për President, Prof. Blerim Reka, fjalë rasti do të mbajnë edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami si dhe kryetari nga Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela.

LSDM do të mbajë Konvetentë në Shkup ku do të prezantohet kandidati i përbashkët Stevo Pendarovski, ndërsa kandidati presidencial i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Gordana Siljanovska- Davkova sot do të paraqitet para qytetarëve të Negotinës dhe Kavadarit.

Fushata zyrtarisht ka filluar pardje, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill pas së cilës pason heshtje zgjedhore para ditës së votimit.

Tre kandidatët për president shteti kanë premtuar fushatë të qetë dhe korrekte me vizitën e pothuajse gjitha vendeve të populluara. Ata pardje e kanë filluar fushatën- Pendarovski nga Prilepi, Siljanovska nga Ohri dhe Reka nga Shkupi.

Bilall Kasami priti profesoreshën Lutfiu- Kadriu

0

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i uroj mirëseardhje, profesoreshës nga Kërçova, (njëherësh edhe prof.dr e shkencave Pedagogjike), Lulzime Lutfiu- Kadriu.

“Profesoresha e nderuar vjen nga një fushë profesionale dhe akademike, e cila me kontributin e saj që do të jep në Lëvizjen BESA, do të jetë në të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Figurat e larta intelektuale dhe akademike, vetëm më shumë po e forcojnë Lëvizjen”, thonë nga Lëvizja Besa.

Dr. Lulzime Lutfiu – Kadriu u lind më 24.06.1975 në f.Zhubrinë të Kërçovës. Shkollimin fillor e kryen me sukses të shkëlqyeshëm në sh.f.,”Sande Shterjoski”– Kërçovë, kurse të mesmen, gjimnazin Mirko Mileski”, drejtimi matematiko-natyror, e kryen po kështu me sukses të shkëlqyeshëm në Kërçovë. Në vitin akademik 1997/ 98 ajo u diplomua në Universitetin “Sh. Kirili dhe Metodi”, në Fakultetin Filozofik – Instituti i Pedagogjisë, në Shkup, duke mbrojtur temën ,,Metodat dhe teknikat e punës këshilluese me prindërit” me notën 10 dhe duke fituar kualifikimin – pedagoge e diplomuar. Profesoresha Kadriu, është ligjëruese në USHT- Fakulteti Filozofik.

Partia e Erdoganit nuk e pranon rezultatin në Stamboll

0

Ky i fundit pretendon se rezultatet e 84 kutive të votimit nuk janë zbardhur ende, për shkak të pretendimeve për parregullsi, përcjell Top Channel.
Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka vendosur ta sfidojë rezultatin tejet të ngushtë të zgjedhjeve lokale të së dielës në Stamboll.Lajmin e përcjell “Reuters”, duke cituar gazetën turke “Hurriyet”.

AKP-ja është duke e humbur kontrollin e dy qyteteve më të mëdha të Turqisë, e kjo surprizë e votimeve të përpara dy ditëve mund t’i komplikojë planet e Erdoganit për të luftuar recesionin.

Kandidati i opozitës në Stamboll, Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane (CHP), kryeson me rreth 25.000 vota ndaj rivalit të tij të AKP-së, ish-kryeministrit Binali Yildirim.

Ky i fundit pretendon se rezultatet e 84 kutive të votimit nuk janë zbardhur ende, për shkak të pretendimeve për parregullsi, përcjell Top Channel.

“Do ta uroj Imamoglunë nëse fiton, – tha Yildirim, – por jo pa përfunduar i gjithë procesi i numërimit”.

Ekspertët mendojnë se humbja e Stambollit është ajo që i dhemb më shumë Erdoganit, sepse është qyteti ku u rrit dhe, një fitore atje do të ishte për të si të kishte marrë të gjithë Turqinë.

LAMM: Shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën Milladinoc – Shtip

0

Në vendin e realizimit të punëve do të vendoset sinjalizim i posaçëm për qarkullim
Autostrada Milladinoc – Shtip, seksioni Milldinoc-Kadrifakovë – Shtip dhe Kafrikovë Milladinoc, nuk është lëshuar për qarkullim, po kryhen kontrolle me karakter sigurie dhe shoferët nuk duhet ta shfrytëzojnë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Për shkak të rehabilitimit të asfaltit në rrugën Kërçovë – Ohër midis grykës malore Presekë dhe fshatin Pesoçan trafiku prej sot do të zhvillohet nën regjim të posaçëm me kalim nga njëra në korsinë tjetër.

Në vendin e realizimit të punëve do të vendoset sinjalizim i posaçëm për qarkullim.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.