17/05/2024
10.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1784

Veljanovski në bisedë informative në Prokurori

0

Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, sot është paraqitur në seancë dëgjimore në Prokurorinë për përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai në objektin e prokurorisë hyri përmes një hyrjen alternative, duke ju shmangur mediave.

Ai dyshohet të jetë një nga pesë organizatorët e dhunës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Në shkurt Prokuroria kërkoi masën e paraburgimit për Vejanovskin, por Kuvendi i mundësoi të shpëtonte nga paraburgimi pasi që nuk u morr imunitetin i tij si deputet.

Raporti i ekspertizës thotë se nga telefoni i Veljanoskit, para dhe në ditën e përgjakshme janë dërguar 4 mesazhe drejtuar Nikolla Gruevskit.

Në kohën kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit, Veljanoski kërkoi nga deputeti Ilija Dimovski të ruanin kabinetin e tij. Kurse nga Nikolla Todorov dërgoi një mesazh ku kërkonte të mblidhen njerëz para Kuvendit. Pas ngjarjeve, Veljanoski në mënyrë intensive komunikoi me deputetin Krsto Mukoski dhe shefin e sigurimit, Goran Gjoshevski Levi, të dy të dënuar.

“Inovacionet”, nis kthimi i parave nga investimet

0

Për tre vite, kompanitë që i kanë realizuar projektet e financuara me fonde pa kthim nga Fondi i Inovacioneve kanë kthyer rreth 40.000 euro në arkën e këtij institucioni. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, Fondi për 35 kompani ka miratuar 1 milionë euro. Sipas drejtorit të Fondit të Inovacioneve, Jovan Despotovski, rreth dy të tretat e kompanive që i kanë realizuar investimet kanë filluar të fitojnë të ardhura që për këtë në arkën e Fondit janë paguar rreth 4% të fondeve të investuara. Sipas analizave, kompanitë që deri më tani janë bashkë- financuar, i kanë rritur të ardhurat për 50%.

Kompanitë që janë financuar në periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2018, realizojnë mesatarisht 50% të ardhura më të larta nga periudha para se të fillojnë me këtë investim. Fitimi i tyre shënon rritje prej 60% mesatarisht në nivel vjetor krahasuar me periudhën para investimit në pjesën e zhvillimit të inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik- deklaroi Jovan Despotovski- drejtor i Fondit të Inovacioneve.

Drejtori më tej shprehet se kjo shifër nuk është shumë e lartë, por shton se kompanitë vazhdojnë të mbeten të suksesshme. Sipas obligimeve të reja, kompanitë që do të marrin grante nga Fondi i inovacioneve duhet të kthejnë 5% nga të ardhurat e përgjithshme vjetore në pesë vitet e para, nga fillimi i investimit. Shumën që duhet ta kthejnë duhet të jetë mbi 120% nga granti i fituar. Despotovski thotë se nuk ka analizë sa para në vit mund të kthehen në Fondin e inovacioneve, por shprehet se këto fonde sërish do të përfundojnë në mbështetjen e këtyre investimeve. Në thirrjen e dytë publike për grante të bashkë- financuara për komercializim të inovacioneve, deri më tani interes kanë treguar 811 kompani.

Aleksandra Spasevska

KRRE nuk zbulon metodologjinë e re për çmimin e derivateve

0

Tregtarët me derivate të naftës kanë kërkuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës në vend që 3,2 denarë, të kenë mbi 6 denarë marzhë për litër të shitur. Për shkak të kësaj kërkese, është e pasigurt nëse me ndërprerjen e metodologjisë së keqe për përllogaritjen e çmimit të derivateve të naftës, që skadon më 8 maj të këtij viti, do të paguajmë benzinë dhe dizel më të lirë. Nga Komisioni nuk deshën të tregojnë si do të ndikojë kjo kërkesë për rritjen e fitimit të kompanisë ndaj çmimit final që do ta paguajnë qytetarët.

Është e parakohshme të thuhet se kjo metodologji e re do të punojë në një koncept të ri dhe nuk do të llogarisë një çmim të prodhimit, por punën bazë që do ta merr parasysh është çmimi i naftës në tregjet e bursave botërore” – tha Marko Bislimovski kryetar i KRRE-së.

Metodologjia e dëmshme për llogaritjen e derivateve të naftës, e cila u miratua në vitin 1999 gjatë shitjes së Rafinerisë, Helenik Petroleumit, dhe nuk kishte mundësi të ndryshohej aspak, skadon në maj. Do të duhej që me mënyrën e re të llogaritjes së çmimeve, të hiqen parametrat për koston e transportit prej 27 dollarë për ton dhe prodhimi i bazuar në naftën më të shtrenjtë në botë të Brentit nga deti i Veriut..

Do të duhet të shtohen edhe shpenzime të caktuara siç janë premitë që do t’i kenë të gjithë tregtarët. Do të duhet të merret parasysh edhe transporti nga portet deri te hapësira magazinuese këtu në shtet. Më pas do të ketë shpenzim që do të përdoret për transport nga magazina deri te pompat e benzinës, dhe kuptohet do të kalkulohet ndonjë shpenzim për marzhë”-pohoi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Derisa Bislimovski nuk dëshiron të përgjigjet se sa do të kishte kushtuar çmimi i derivateve nëse në këtë moment zbatohet metodologjia e re, nga mesnata qytetarët do të vozisin me benzinë dhe dizel më të shtrenjtë. Eurosuper 95 është më i shtrenjtë për tre denarë dhe do të shitet për 71,5 denarë për një litër, derisa për 2,5 denarë rritet çmimi i Eurosuper 98 dhe do të shitet për 73 denarë për një litër. Dizeli shtrenjtohet për një denar e gjysmë, ndërsa çmimi i ri është 62,5 denarë.

E vetmja gjë që Bislimovski e tha shkurt është se në metodologjinë e re do të përfshihet edhe obligimi që kompanitë që i ruajnë rezervat shtetërore të naftës të marrin para për këtë shërbim.

Ile Petrevski

Sulm me armë dhe grabitje në një kazino

0

Një person i maskuar dhe i armatosur mbrëmë ka grabitur një kazino në Dibër, në rrugën 8 Shtatori.

Sipas burimeve të policisë, autori ka hyrë me dhunë në objekt dhe nën kërcënim të armës ka detyruar të punësuarit që ti japin të gjitha paratë që janë gjendur aty, mendohet të jetë grabitur një shumë e madhe parash.

Rasti i grabitjes është paraqitur dje rreth orës 4.50 të mëngjesit. Autoritetet po merren me shqyrtimin dhe zbardhjen e rastit ka deklaruar Stefan Dimovski, zësdhënës i Sektorit të MPB-së në Ohër.

Në procedurë do të përdoren edhe kamerat e sigurisë.

Shpallet epidemi e fruthit ne gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut

0

Numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rreth 70 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së shkuar në të gjithë vendin. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 7 prej rasteve të të prekurve me fruth janë në gjendje kritike.

KSHZ nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor

0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tre komuna. Sipas librit të afateve të Komisionit, materiali dorëzohet më së voni në afat prej 72 orësh para ditës për përcaktimin e zgjedhjeve.

Nesër në mesnatë skadon edhe afati tek votuesit të cilët në ditën e votimit ndodhen në vuajtjen e masës arrest shtëpie mund të paraqiten në Komisionet Komunale Zgjedhore.

Ata, si edhe personat e sëmurë dhe të pamundur, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat të cilët ndodhen në institucionet ndëshkuese-përmirësuese votojnë më 20 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Më 20 prill votojnë edhe votuesit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë në punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit.

Gjatë ditës së djeshme në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve votojnë anëtarët e Këshillave zgjedhorë në Sipërfaqësitë diplomatiko-konsullore edhe atë në periudhën prej orës 7 deri në orën 19.

Në Gjermani gjithnjë e më shumë punëtorë nga Ballkani

0

Numri i personave nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së, ndërsa të cilat kanë leje për punë në Gjermani tashmë viti i tretë me radhë po rritet për rreth 20 për qind.

Pothuajse një e katërta e tyre në vitin 2018 kanë qenë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Enti Federal Gjerman për Statistikë (Destatis) publikoi se gjatë vitit të kaluar numri i personave të vendeve të cilat nuk janë anëtare e BE-së të cilat punojnë në Gjermani është rritur për 20 për qind, lajmëroi Dojçe Vele.

Hulumtimi e ka treguar si më poshtë:

-Numri i qytetarëve të cilat nuk janë anëtare të BE-së me leje për punë në Gjermani është rritur prej 217.000 në vitin 2017 në 266.000 në vitin 2018.

– Ky është viti i tretë me radhë në të cilin ky numër rritet për 20 për qind.

– Shumica e këtyre njerëzve janë nga India (12 për qind), Kina (nëntë për qind), Bosnja e Hercegovina (tetë për qind) dhe SHBA-ja (shtatë për qind).

– Mesatarisht, ata kanë 35 vjet, ndërsa më shumë se dy e treta janë burra.

– Më shumë se 80 për qind prej tyre kanë leje të përkohshme pune, ndërsa vetëm 17 për qind të përhershme.

Enti i Statistikës publikoi se pothuajse 25 për qind e tyre janë nga Ballkani Perëndimor, gjegjësisht nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e veriut, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në vitin 2015 kanë pasur vetëm rreth nëntë për qind.

Hakmarrje e hakerëve për shkak arrestimit të Asanzhit

0

Numri i tentimeve për sulme hakerike në sistemet e institucioneve shtetërore të Ekuatorit është dyfish më i madh që kur Ekuadori ia ka hequr azilin themeluesit të Ukiliksit, Xhulijan Asanzh.

Sipas zëvendësministrit të Telekomunikimit të Ekuadorit, Patrisi Real, nga java e kaluar kur Asanzhi u largua nga ambasada në Londër, faqet e presidencës të Ekuadorit, Bankës Qendrore dhe Ministrisë të Punëve të Jashtme, mes tjerave, kanë qenë cak ditor i sulmeve rreth 40 milionë herë nga ana e hakerëve.

Reali nuk akuzoi asnjë grup për tentimet hakerike për sulme, sepse është shumë e vështirë të identifikohen sulmuesit potencial. Megjithatë, ai potencoi se grupi hakerik Anonimus ka publikuar kërcënim.

Zëvendësministri i Ekuadorit shtoi se gjatë tentimeve për sulme nuk janë vjedhur të dhëna, por është vështirësuar qasja e punëtorëve dhe qytetarëve në faqet e sulmuara. Ai potencoi se Ekuadori do të marrë ndihmë sigurie në internetin nga Izraeli.

Policia londineze e arrestoi Asanzhin më 11 prill, pasi autoritetet e Ekuadorit ia hoqën azilin. Presidenti i ekuatorit Lenin Moreno menjëherë pas kësaj akuzoi Asanzhin se Ambasada i ka shërbyer për spiunim. sn/

Një miliarder francez do t’i japë 100 milionë euro për rikonstruimin e Notrë Dam

0

Miliardieri francez, Fransoa-Anri Pino kumtoi se familja e tij do t’i japë 100 milionë euro ndihmë për rikonstruimin e katedrales.

“Babi im dhe unë vendosëm t’i ndajmë 100 milionë euro dhe të marrim pjesë në rikonstruimin e Notrë Dam”, shkroi Pino në kumtesën për mediat.

Pino është njeriu i parë i kompanisë Kering, i cili është pronar i brendeve të njohura Guçi dhe Sen Loren dhe kryetar i kompanisë e cila e posedon shtëpinë e njohur të ankandeve Kristis. Bashkëshorte e tij është aktorja e njohur Sellma Hajek. shk/

Thaçi: Mbështetje për kandidatin për president në harmonizim me përcaktimet strategjike për BE dhe NATO integrimet

0

Partia Demokratike Shqiptare në lagjen Çarshia e Epërme të Tetovës mbajti takim me qytetarët në të cilin lideri i partisë Menduh Thaçi dhe nënkryetari Bardhyl Dauti u bënë thirrje të pranishmëve të japin mbështetje për kandidatin për president, Stevo Pendarovski.

Që të dy theksuan se me këtë i jepet mbështetje edhe bashkësisë ndërkombëtare e cila ka ndihmuar që të realizohen rezultatet e deritanishme politike.

“Është i rëndësishëm momenti dhe drejtimi i dhënies së mbështetjes për kandidatin presidencial dhe në këtë rast kjo do të thotë përcaktim të shqiptarëve për BE dhe NATO. Këta që e mbështesin Blerim Rekën për kandidat përhapin patriotizëm të rrejshëm, ne kishim kandidat Iljaz Halimin në vitin 2014, por nuk e votuan. Ne qëndruam pas mënyrës konsensuale të sjelljes së vendimeve si për tani për zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe për në të arhdhmen sipas përcaktimeve tona, në mënyrë konsensuale të vendoset në Kuvend dhe për sistemimin e barabartë të buxhetit”, tha Thaçi.

Nënkryetari i partisë, Dauti tha se me këtë përzgjedhje të kandidatit presidencial, anëtarët e PDSH-së bëjnë një hap drejt realizimit të orientimit ideologjik drejt BE-së dhe NATO-s. as/fb/