17/05/2024
11.4 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1804

Sa i njeh Pendarovski shqiptarët?! 

Kandidati për President, Stevo Pendarovski i pyetur çfarë mendon për njerëzit që thonë se kam miq shqiptar ai u përgjigj se, “mendoj se nuk kanë asnjë mik të sinqertë shqiptarë”- tha Pendarovski.

Ndërsa i pyetur për fetë e shqiptarëve mesa duket ai i njihte mire, dhe u përgjigj saktësisht.

Tre, janë bazike, ndoshta ka edhe disa më të vogla, nuk dua të them, që mos më keqkuptojnë, sepse u përgjigja për miq shqiptarë, kur potencojnë, unë mund por nuk do ta bëj atë, të numëroj së paku tre miq të mi të afërt shumëvjeçar, nga të cilat njëri është shqiptarë mysliman, tjetri shqiptarë ortodoks, i treti shqiptarë katolik- tha Pendarovski.

Në Maqedoninë e Veriut mungojnë 600 mjekë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar se në vendin tonë ka mungesë prej 600 mjekëve.
Këto deklarata Filipçe i ka bërë gjatë vizitës së tij në spitalin e Ohrit.

Ai ka informuar se ministria ka intervenuar me punësimin e 3.200 punëtorëve mjekësor, prej të cilëve më shumë motra medicinave.

Nga Oda ekonomike e mjekëve në tetë vitet e fundit, nga shteti janë larguar mbi 1300 mjekë. Numri i mjekëve të cilët ikin për të punuar jashtë, ka filluar në mënyrë drastike që nga viti 2011 dhe ende po rritet.

Mjekët, veçanërisht të rinjtë ende kur janë në fakultet bëjnë kurse të gjuhës gjermane dhe sigurisht shkojnë të punojnë nëpër vendet e BE, si Gjermania, Austria, vendet Skandinave si dhe në të gjithë botën.

Mësuesit e parë nga Shqipëria në Tetovë më 1941

0

Kush e solli Abetaren e parë në gjuhën shqipe nga Shqipëria në Tetovë?

-Shkolla e parë shqipe në Tetovë u hap në qershor të vitit 1941, me mbajtjen e kurseve intensive nga mësuesit Mithat Cami nga Dibra dhe Vasil Dhimitriu nga Elbasani, ndërkaq viti i parë shkollor filloi më 1 shtator 1941. -Në shkollat e para në gjuhën shqipe në Tetovë dhe rrethinë u angazhuan nja 50 mësues nga Shqipëria, prej të cilëve 30 nëpër fshatra, kurse 20 të tjerë në qytet, ku u përfshinë më se 1.000 nxënës të fillores, në 22 paralele

Në periudhën mes dy Luftërave Botërore, interesimi për gjuhën, shkollën dhe kulturën shqiptare në trevën e Tetovës ka qenë vazhdimisht i pranishëm, sidomos mes viteve 1935-40, kur një grusht intelektualësh dhe arsimdashësish shqiptarë ishin angazhuar edhe konkretisht në këtë rrafsh. Me një sërë aktivitetesh, madje edhe me sakrifica personale, për aplikimin e gjuhës shqipe nëpër shkollat e këtushme, veçmas janë dalluar Selim Shehabi, Ismail Xhaferi, Hysein Xhaferi, Idris Cërcëri e disa të tjerë, ka deklaruar Abedin Qafjani, funksionar i dikurshëm shumëvjeçar për çështje të arsimit në Tetovë.

Duhet veçuar veprimtaria patriotike e intelektualit shqiptar Selim Shehabi, i cili solli nga Shqipëria ilegalisht Abetaren e parë në gjuhën shqipe në Tetovë, si dhe disa tekste të tjera, me qëllim të përhapjes së librit shqip, të shkrimit dhe të leximit në gjuhën amtare. Në këtë aspekt ka kontribuar shumë edhe konsulli i Shqipërisë në Shkup, i cili po ashtu ka bërë të mundur futjen e librave shqip në këto treva.

Shkolla e parë shqipe në Tetovë është hapur në verë të vitit 1941, në qershor-gusht, kur janë organizuar disa kurse speciale për parapërgatitjen e nxënësve për fillimin e vitit të parë shkollor në gjuhën shqipe në Tetovë. Në këto kurse, sidomos punohej në aftësimin e nxënësve në fushën e gjuhës amtare. Për këto kurse ishin caktuar mësuesit Mithat Cami nga Dibra dhe Vasil Dhimitriu nga Elbasani.

Më 1 shtator të vitit 1941 do të shënohet një ngjarje me rëndësi historike në fushën e arsimit shqip në Tetovë, pasi që do të fillojë viti i parë shkollor me mësim në gjuhën shqipe. Për sigurimin e kuadrove arsimore në këto shkolla, me vendosjen e administratës së shtetit shqiptar edhe në këto troje, Ministria e Arsimit e Shqipërisë do të emërojë një numër të madh mësuesish me përvojë nga Shqipëria, normalistë të Elbasanit, që të punojnë në këtë trevë. Në shkollat e para në gjuhën shqipe në Tetovë dhe rrethinë u angazhuan nja 50 mësues nga Shqipëria, prej të cilëve 30 nëpër fshatra, kurse 20 të tjerë në qytet, ku u përfshinë më se 1.000 nxënës të fillores, në 22 paralele.

Procesi i mësimit zhvillohej në disa objekte të qytetit, si në atë “Skënderbeu” (pas Luftës së Dytë Botërore mori emrin “M.Tito”, kurse pas pavarësisë së RM-së “G. Dellçev”), ku drejtor u emërua Beqir Kllojka nga Peqini, kurse në ish-objektin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, ishte shkolla e quajtur “Tajar Tetova”, ku drejtor ishte Qemal Haxhihasani nga Elbasani. Inspektor i arsimit për këto shkolla ishte emëruar Mexhait Bekteshi nga Kavaja.

Në mesin e mësuesve të parë të shkollave të para në Tetovë, me sukses kanë punuar Rrustem Ismailati, Hysen Hoxha, Josif Todi, Fatbardha Çaushi, Kadri Hoxha, Abedin Faja, Vasil Dhimitriu, Xhafer Narazani etj. Një plejadë e tërë mësuesish kanë punuar edhe nëpër fshatrat e Tetovës, si Murteza Peza, Dhimitër Shuli, Murtezan Kazadei, Azem Morana (nga ana e Shkupit), si dhe Vehap Kadriu, Idriz Idrizi nga fshati Gajre e të tjerë.

Prej personaliteteve më të shquara në mesin e mësuesve nga Shqipëria, që punuan në këto anë, individualiteti i theksuar arsimues-edukativ i Jonuz Ballës është i pranishëm edhe sot në mesin e kuadrove që i nxori ai, sikundër që ishte edhe personaliteti i Qemal Haxhihasanit.

Mësuesi Jonuz Balla nga Elbasani, nga prilli i vitit 1944 emërohet drejtor i shkollës “Skënderbeu” të Tetovës nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë. Shkolla në të cilën u angazhua ky si drejtor, shpejt u shndërrua në një vatër të vërtetë arsimore. Numri më i madh i nxënësve të kësaj shkolle vazhduan mësimet në gjimnazin e ulët “Haxhi Tahsini” të Tetovës, si dhe në shkollat e tjera të mesme e të larta të Maqedonisë. Në Gjimnazin e ulët të Tetovës ka pasur 5 paralele, me gjithsej 165 nxënës. Drejtori i kësaj shkolle ka qenë Sali Çaushi nga Korça, ndërsa profesorë kanë qenë Zeqiria Spahiu nga Tirana për lëndën e biologjisë dhe Vasil Naqi nga Elbasani, për gjuhë dhe letërsi shqipe e të tjerë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Jonuz Balla mbetet në Tetovë, ndërsa Ministria e Arsimit e Maqedonisë më 1945 do ta emërojë atë për inspektor të Arsimit në Bashkinë e Tetovës. Në periudhën 1944-45 në Tetovë kishin mbetur nja 10 mësues nga Shqipëria. Jonuz Balla do të kontribuojë mjaft për sigurimin e kuadrove, duke i angazhuar njerëzit që dinin shkrim e lexim nëpër kurse pedagogjike, që organizoheshin në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe kishin rangun e shkollës normale për mësues.

Më 1 shtator 1945 nëpër shkollat e Tetovës dhe rrethinës do të angazhohen mbi 100 mësues kursistë, të cilët ishin kuadrot e para shqiptare vendase pas luftës, që bartën peshën e arsimit për brezat që vinin. Kurset pedagogjike zhvilloheshin në muajt e verës, kur nuk kishte mësim nëpër shkolla, për katër vjet rresht, ndërsa pas kryerjes së kurseve merreshin edhe diplomat përkatëse.

Seksioni i arsimit i Këshillit të rrethit të Tetovës nga kursistët kishin angazhuar në punë nëpër shkolla shqipe mësuesit e parë, si Qerim Arifi, Rifat Vela, Abedin Qafjani, Rrahman Besimi, Hasip Krasniqi, Ystref Mahmuti e shumë të tjerë, ndërsa në disa fshatra të Shkupit ishin angazhuar mësuesit Nizamedin Bajraktari, Salajdin Hyseini dhe Abdulla Buklla. Në Tetovë kishin mbetur edhe disa mësues nga Shqipëria, si Veronik Lora, Ana Sopi, Zija Sadiku, Vehap Kadriu etj., ka thënë Abedin Qafjani, i cili ka pasur poste me rëndësi në fushën e arsimit të Komunës së Tetovës.

Tabela në vendkalimin kufitar të Tabanocit përplotë me gabime

0

Zbatimi i gjuhës shqipe nga disa institucione të Maqedonisë së Veriut ka nisur me gabime gjuhësore që ka nxitur reagime në opinion pasi sipas njohësve të çështjeve të gjuhësisë, të gjitha përkthimet që i bëjnë institucionet duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, apo të presin nisjen e punës së dy agjencive që do të kenë për detyrë zbatimin e dygjuhësisë.

Gabimet që janë regjistruar kryesisht kanë të bëjnë me emrin e ri të shtetit, me mospërdorimin drejt të disa shkronjave, përdorimin e fjalëve të huaja, apo përkthimin e fjalimeve pa respektimin e normave gramatikore.

Çmime të reja të derivateve të naftës, lajm i mirë

0

Derivatet sonte në mesnatë lirohen për 2.5 deri 3 denarë për litër, kështu vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i benzinës do të lirohet 2.5 denarë për litër dhe çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 58.5 denarë, ndërkaq EUROSUPER BS-98 do të jetë 60.5 denarë.

Dizeli do të jetë më lirë për 3 denarë për litër. Çmimi i ri i EURODIZEL-it do të jetë 55 denarë, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri 43.5 denarë për litër.

Për 2.227 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 dhe tani do të jetë 25.949 denarë për kilogram.

Bejta: Parlamenti dhe Qeveria flasin Shqip, edhe Presidenca do të frymon Shqip

Në mbledhje me kryesinë e degës, Forumit të Grues, Forumit Rinor dhe kryetarët e Këshillave Vendore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Kryetari i degës dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, z. Nevzat Bejta, para të pranishmëve foli mbi rëndësinë e Zgjedhjeve Presidenciale të 21 Prillit.

Bejta deklaroi që Maqedonia e Veriut ka hyrë në një etapë të re të historisë, miratimit të ligjit për gjuhën Shqipe, Marrëveshjes së Prespës, si dhe ndryshimeve kushtetuese që çuan në ndërrim e emirt të shtetit dhe që garantojnë integrimin e vendit në NATO dhe BE.

“Jemi në një faqe të re të historisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zgjodhëm Kryetar të Parlamentit bashkëvendasin tonë, z. Talat Xhaferi. Me miratimin e ligjit për gjuhën Shqipe, Parlamenti dhe Qeveria flasin edhe Shqip. Me zgjedhjen e kandidatit të përbashkët për President, z. Stevo Pendarovski, edhe Presidenca do të frymon Shqip”, deklaoi Bejta, duke shtuar që ndryshimi i emrit mundësoi hapjen e rrugës drejt NATO-s, me shpresë që në Qershor Maqedonia e Veriut do të hap bisedimet për inkuadrim në Bashkimin Evropian – BE.

“Kandidati për President i shumicës qeveritare ka orinetim të qartë pro-perëndimor. Qasja e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është në sinkronizim të plotë me politikën Evropiane dhe SHBA-ve. Kemi një politikë të qartë. Vota për Stevo Pendarovskin është votë kundër ndikimit rus në vendin tonë. Kandidat shqiptar është dëshmuar në ciklet e kaluara zgjedhore që nuk mund të zgjidhjet President i shtetit, prandaj, votat nuk duhet të humbin peshë dhe që në rrethin e parë duhet të mbështetet kandidati i përbashkët për President, me qëllim që të mos i jepet asnjë mundësi ndikimit të qarqeve të erëta në Maqedoninë e Veriut”, tha Bejta, duke apeluar që të mos eksperimentohet në asnjë mënyrë me votën shqiptare.

Në mbledhje, struktura e partisë dhe popullata vendase u ftua që të enjten (nesër) nga ora 9 deri në ora 17 në njësinë rajonale të Komisionit Komunal Zgjedhor në Gostivar, të paraqiten për të nënshkruar në përkrahje të kandidatit të përbashkët për President. z. Stevo Pendarovski.

Kujtojmë, që sonte në mbledhjen e kryesisë së degës, në mënyrë unanime për Kryetar të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, u zgjodh nënkryetari i degës, z. Bashkim Hasani.

Strumicë, 19 vjeçarja lind në shtëpi, por zhdukë foshnjen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Strumicë.

Një 19 vjeçare identiteti i së cilës nuk është publikuar ka lindur në shtëpinë e saj, por nuk ka asnjë gjurmë nga foshnja. Policia menjëherë ka nisur të hetojë rastin.

Ministria e Brendshme përmes komunikatës së saj tha se rasti ka ndodhur të dielën para mesnate, kur në spitalin e qytetit, repartin e gjinekologjisë është hospitalizuar 19 vjeçarja.

Pas kontrollit të saj është konstatuar se ajo paraprakisht ka lindur fëmijë. Me këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet, pasi që vajza ka mohuar një gjë të tillë

Kamioni godet për vdekje shkupjanen

79-vjeçarja nga fshati Petrovec ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion.

Sipas policisë, kamioni me targa të Shkupit, ka qenë i drejtuar nga një 42 vjeçar me vendbanim në Katllanovë.

Pas aksidentit me makinë të ndihmës së shpejtë e moshuara është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”, por, disa çaste më vonë ka ndërruar jetë.

Hetim në vendngjarje kanë bërë Prokuror Publik dhe ekip hetimor i SPB Shkup.

Policia e Tetovës apel deri tek qytetarët: Kujdes me zjarret

Për shkak të shpeshtimit të zjarreve, nëpër pyje dhe fusha në rajonin më të gjërë të Pollogut.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, përsërit apelet dhe paralajmërimet deri tek të gjithë individët të cilët punojnë ose lëvizin nëpër vende të hapura që të mosë ndezin zjarre.

Kjo, veçanërishtë ka të bëj me bujqit, të cilët në mënyrë intensive janë duke u pregaditur për mbjellat pranverore, të cilët i pastrojnë dhe djegin mbeturinat dhe kashtat nëpër fushat e tyre dhe shkojnë, kurse zjarri në mënyrë të pakontrolluar zgjërohet në mënyrë të shpejtë, gjegjësishtë kur frynë erë.

Këshillohen që të kenë kujdes maksimal, gjithashtu edhe ata të cilët punojnë në pyje, dhe alpinistët, për shkak se nevoitet vetëm një shkëndi e vogël, që të ndizet bari i thatë apo hapsirat me vegjetacion degëulët.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, edhe një herë ju rikujton se shkaktimi i zjarreve, në mënyrë të qëllimshme apo prej pakujdesis së njeriut, paraqet vepër penale me të cilën janë paraparë sankcione rigoroze ligjore, dënime me para dhe me burgë deri më 10 vjetë, nvarësisht nga pasojat përfundimtare ekologjike e kështu me radhë.

Një fëmijë dy vjet e gjysmë vdiq në Klinikën për sëmundje të fëmijëve

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve vdiq një fëmijë dy vjet e gjysmë e gjinisë femërore, e cila është pranuar mbrëmë me infeksion bakterial serioz.

Siç informojnë nga Klinika, fëmija është pranuar të hënën pasdite. Fëmija paraprakisht ka qenë relativisht mirë, me infeksion respirator dhe një javë është trajtuar nga ana e mjekut amë.

“Në ditën e përkeqësimit të gjendjes është sjellur në Klinikë. Është pranuar në Repartin për shërim intensiv, e vendosur në aparat respirator, por edhe krahas të gjitha procedurave terapeutike të ndërmarra pas qëndrimit 12 orësh fëmija vdiq”, thuhet në kumtesën e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.