18/05/2024
16.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1806

Ahmeti sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për sot në mesditë ka thirrrë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Në mbledhje do të diskutohet rreth zgjedhjeve presidenciale, kongresin e Forumit Rinor të BDI, kongresin e forumit të gruas të BDI-së si dhe procesin e ri-regjistrimit të anëtarësisë”, thuhet në komunikatën e BDI-së. Kjo parti ka vendosur që të përkrahë kandidatin presidencial të radhëve të LSDM, Stevo Pendarovski, i cili u konsiderua si kandidat koncensual.

Shqiptarët a do ta votojnë Stevo Pendarovskin apo Blerim Rekën për president?

0

Po afrohen zgjedhjet presedenciale që do të mbahen me date 21 Prill, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev kanë dalë me një kandidat konsensual Stevo Pendarovski pasi që ky i fundit do të përkrahet nga partitë shqiptare në pushtet.

Zaev mbëmë pas shpalljes së kandidaturës së Pendarovskit u shpreh se të gjithë bashkë u bënë Maqedont, Shqiptarët, Serbët, Turqit, Vllahët etj, që do ta përkrahin kandidatin që e kanë zgjedhur pas disa takimeve partitë qeveritare.

Nga ana tjetër Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nuk dolën me kandidatin e tyre por ata u shprehën se do ta përkrahin kandidatin Blerim Rekën.

Dilema të mëdha ka në opinion për simpatizantët e partive të ndryshme duke pyetur njëri tjetrin se a duhet ta votojnë Pendarovskin apo Rekën.

Më 21 Prill do të dihet saktë se sa shqiptarë kanë votuar për Pendarovskin dhe sa për Rekën.

Kushdo që gjen punë brenda gjashtë muajve në Gjermani, nuk ka nevojë…

Projektligji i ri i ardhjes së fuqisë punëtore nuk do ta shmangë nevojën e aplikimit për vizë pune. Lind pyetja se a do të shkurtohet apo do të zgjatet koha e pritjes për vizë në ambasada?

“Askush nuk mund ta parashikojë saktësisht se a do të rritet apo do të ulet kohëzgjatja e pritjes për një vizë pune. Por po përpiqemi të sqarojmë se çfarë mund të çojë në përshpejtim, e çfarë në ngadalësim të procedurave”, shprehet njëri prej autoriteteve gjermane.

Vizat për të kërkuar punë

Një risi shumë e rëndësishme në projektligjin e ardhjes së fuqisë punëtore është “Viza për të kërkuar punë” (Job-Seeker-Visum). Deri tani këtë mundësi e kanë vetëm profesionistët me shkollë të lartë. Me ligjin e ri do ta kenë edhe profesionistët, kualifikimi i të cilëve njihet edhe në Gjermani. Kjo është një vizë, që jepet për një afat kohor deri në gjashtë muaj, vetëm për Gjermaninë, për dallim nga viza Schengen, e cila jepet për 90 ditë dhe vlen për të gjithë hapësirën Schengen, raporton DW. Viza për të kërkuar punë i jep të drejtën një personi të kualifikuar që të shkojë në Gjermani pa kontratë pune.

Deri tani kjo lloj vize aplikohet vetëm për të diplomuarit me shkollë të lartë. Rregulli aktual parasheh se kush gjen punë brenda këtij gjashtëmujori, nuk ka nevojë të dalë nga Gjermania për të marrë vizë pune, por mund të aplikojë direkt në zyrën e të huajve, në vendin ku jeton. Nëse kjo procedurë do të përdoret edhe në projektligjin e ri, kjo do të shihet, kur projektligji të marrë formën përfundimtare, pasi të jetë miratuar në Bundestag dhe Bundesrat (Këshillin Federal). Kjo pritet të ndodhë në mesin e vitit 2019. Ligji është parashikuar të hyjë në fuqi në vitin 2020.

Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer tha të mërkurën në Berlin se projektligji do të bazohet tek rregulli aktual për të diplomuarit. Por ende nuk është e qartë se sa i ngjashëm do të jetë ligji i ri me rregullin në fjalë. Një dallim me sa duket është se, ndërsa për të diplomuarit me arsim të lartë nuk kanë nevojë për dëshmi gjuhe, për punëtorët e kualifikuar pa shkollë të lartë, do të kërkohen, veç kualifikimit, edhe njohuritë e gjuhës gjermane. Hubertus Heil, ministri socialdemokrat i Punës, tha se njohuritë nevojiten së paku në nivel A2, që mjafton sa për t’u marrë vesh për gjërat bazike.

Shtimi i numri të aplikuesve

Pra, falë vizës së përkohshme për të kërkuar punë, pritet që procedura e dhënies së vizës të përshpejtohet, sepse nuk do të ketë nevojë, sikurse tani, që dokumentet të kalojnë edhe njëherë në Gjermani, për të verifikuar kontratën e punës. Përshpejtuese është edhe heqja e verifikimit të përparësisë së një shtetasi gjerman apo të BE-së. Por nga ana tjetër, këto lehtësime e hapin rrethin e mundshëm të aplikuesve për vizë.
Kështu që sipas gjykimit të specialistëve, numri i kërkesave për vizë do të shtohet dhe pikave konsullore do t’u dalin edhe më shumë punë. Se si do të përballohet rritja e vëllimit të punës, nuk është ende e qartë. Ambasadat, të cilat që tani janë shumë të ngarkuara me punë, kanë paralajmëruar se do ta shtojnë personelin. Por ministri Seehofer tha se ndoshta do të duhet të ngrihet një ent i posaçëm për migrimin e fuqisë punëtore.

Shtim i kapaciteteve nëpër ambasada

Që ambasadat vetë nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë këtë fluks, kjo duket sidomos tek vendet e Ballkanit. Që kur ka hyrë në fuqi e ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Perëndimor, në fillim të vitit 2016, konsullatat gjermane të këtyre vendeve kanë pasur fluks tejet të madh kërkesash për vizë. Siç mësoi DW nga Ministria e Punëve të Jashtme, vetëm në vitin 2017, Ambasada Gjermane në Prishtinë ka trajtuar 19 000 kërkesa për viza afatgjate, pra, jo Schengen. Me këto shifra seksioni i vizave në Ambasadën Gjermane në Prishtinë është ndër dhjetë më të mëdhatë në botë, sikurse edhe seksionet e vizave në Beograd dhe Sarajevë.

Kjo rritje e madhe shpjegon edhe faktin që “megjithëse Gjermania e ka shtuar personelin konsullor në këto vende, kohëzgjatja e pritjes për një takim në ambasadë shkon deri në disa muaj”, i tha DW-së Ministria e Jashtme.

Gjermania planifikon edhe në të ardhmen shtimin e kapaciteteve në Prishtinë, por Ministria e Jashtme nuk e konkretizoi, se çfarë do të thotë ky shtim i kapaciteteve dhe kur do të ndodhë.

Sot mbahen zgjedhjet në komunën e Tuzit

0

Sot në Malësi mbahen zgjedhjet vendore për komunën e plotë të Tuzit. Gara më e fortë zgjedhore pritet të zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.

Në këto zgjedhje marrin pjesë gjashtë lista zgjedhore për 32 vende në kuvendin komunal.

Koalicioni i vetëm i këtyre zgjedhjeve “Malësia na bashkon”, ka mbledhur tri partitë shqiptare që krijon mundësi të mirë për fitore, ku kryesues i listës është Nik Gjeloshaj. Në këtë komunë të drejt vote kanë afër 12 mijë qytetarë, ndërsa, sipas sondazheve pjesëmarrja do të jetë mbi 60 përqind.

Sot Kongresi i LSDM, Pendarovski konfirmohet si kandidat për president

LSDM sot do të mbajë kongresin e 23-të partiak ku do të konfirmohet kandidati për president Stevo Pendarovski për zgjedhjet e 21 prillit.

Në këtë kongres pritet fjalimi i kryetari i LSDM, Zoran Zaev, derisa pjesa e punës do të jetë e mbyllur për opinionin. Pjesa e fundit e kongresit do të jetë e hapur, ku do të pasojë fjalimi i kandidatit për president.

Pendraovski mori përkrahjen e 31 partive politike, përfshirë edhe partitë shqiptare të koalicionit BDI, PDSH dhe Alternativa, në takimin e së premtes.

Strugë, Shkup, Tetovë, tre vr**je për tre ditë!

Tre vrasje të ndryshme brenda tre ditëve kanë tronditur banorët e Strugës, Shkupit, Tetovës por edhe të tërë Maqedonisë.

Fillimisht më 28 shkurt në mesditë, në fshatin Pohum të Strugës u qëllua për vdekje 23 vjeçari, Z.B., ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Incidenti ka nisur kur personi me inicialet U.B. i lindur në vitin 1997 ka gjuajtur me armë mbi personin me inicialet Z. B., i lindur në vitin 1996 dhe V.B., i lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë. Gjatë ditës së djeshme nga Prokuroria lidhur me rastin njoftuan se dorasi nuk ka qenë i vetëm dhe se është ndihmuar edhe nga dy persona tjerë të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit.

Një ditë më vonë në fshatin Shishovë të Shkupit u qëllua për vdekje një person ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Viktima është 20 vjeçari Ajdin Ajdini, ndërsa i plagosur ka mbetur 36 vjeçari G.A. Sipas policisë në drejtim të tyre ka shtënë E.S. nga i njëjti fshat. Ajdini ka qenë në makinën e tij BMW së bashku me dy persona tjerë. Në një moment atyre u është afruar makina “Mercedes” në të cilën ka qenë E.Sh. Ai me makinën e tij për një moment ka ndaluar, ndërsa nga makina kanë dalë edhe Ajdini, G.A dhe personi i tretë, S.T.

E.SH së pari ka qëlluar me armë zjarri G.A-në, dhe më pas edhe Ajdinin.

Ndërkaq mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate në afërsi të Spitalit të Tetovës për vdekje u qëllua një person tjetër. Informacionet flasin se viktima është 43-vjeçari A.A pronari i një ëmbëltoreje. Policia tha se vrasja ndodhi rreth orës 23.50 në rrugën 29 Nëntori në Tetovë, kanë konfirmuar nga Prokuroria Publike, raporton SHENJA. Sipas Prokurorisë ata menjëherë kanë dalë në vendngjarje për të bërë ekspertizë dhe për të grumbulluar prova materiale për vrasjen.

“Vrasja ka ndodhur kur në një tavolinë në objektin kanë qëndruar së bashku pesë persona duke konsumuar alkool. Në një dorasi ka nxjerr armën e zjarrit, dhe ka qëlluar mbi njërin prej personave. Personi i qëlluar ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pas veprës penale, grupi është arratisur. Dy prej tyre janë arrestuar nga ana e policisë, ndërsa dy të tjerë janë dorëzuar në stacion policor”, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike.

Tetova ndër vite | VIDEO

Një përmbledhje fotografish, të gjitha të përpunuara nga Alba Channel.
Historia e Tetovës. Tetova e vjetër. Tetova më parë.

Menduh Thaçi u takua me Gent Cakaj | FOTO

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Shkup takoi Ministrin në Detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në këtë takim u diskitua rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, theksojnë nga shërbimi për Informim – PDSH, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Thaçi në takim e njoftoi z.Cakaj me proceset reformuese të rëndësishme për plotësimin e parakushteve për të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.

Cakaj vlerësoi positivisht përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në drejtim të përmbushjes së reformave strukturore dhe kursit Euro-Atlantik, si dhe rolin konstruktiv dhe aktiv të PDSH-së në këtë proces, theksojnë nga shërbimi për Informim – PDSH, përcjellë Televizioni Koha.

 

Rrudhat para kohe? Ja pse dalin ato | FOTO

0

Janë disa arsye…

Një rol të madh në paraqitjen e rrudhave, përveç gjeneve, luan edhe mënyra e jetesës.

Ka disa arsye të pazakonta përse rrudhat krijohen në fytyrën tuaj.

Përtacia

Një studim i botuar në revistën “American Medical Society for Sports Medicine” sugjeron se ata që rregullisht angazhohen me sport kanë rrudha më pak të theksuara se ata për të cilët sportet nuk janë gjëja më e preferuar. Shpjegimi është në fakt shumë i thjeshtë, lëkura e tyre është më e butë dhe më e shëndetshme, dhe për këtë mund t’i falënderohen mënyrës shumë aktive të jetës.

Puna në kompjuter

Përveç se drita e lëshuar nga ekrani ndikon në shëndetin e lëkurës, ndërsa jeni duke shikuar në ekran, ajo krijon rrudha në këndet e jashtme të syrit.

Pastroni shpesh fytyrën tuaj

Mund të duket si një ide e zgjuar që lëkurës së fytyrës çdo ditë t’i kushtoni vëmendje. Por duket se ajo nuk e pëlqen atë. Duke pastruar lëkurën tuaj ju do të hiqni sebumin natyral që ka rolin kryesor të të ushqyerit dhe hidratimin e lëkurës, dhe një lëkurë që nuk është e hidratuar mirë tregon shenja të plakjes.

Nuk mbani syze dielli

Filtrat UV në syzat tuaja do të mbrojnë zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit. Ju pëlqeni të punoni në grimasa Të gjitha grimasat që përsëriten vazhdimisht, të tilla si qeshja, fërkimi, shkaktojnë rrudha. Por edhe nëse pini duhan, do të vini re rrudhat në fytyrë.

Lorik Cana takohet me Lazim dhe Blerim Destanin | FOTO

Padyshim është Dubai, vendi ku janë takuar sot njëri ndër lojtarët më të njohur në historinë e kombëtares së Shqipëris, Lorik Cana me filantropin e njohur shqiptar Lazim Destanin dhe djalin e tij aktorin Blerim Destanin.

Momente nga ky takim, Loriku i ka ndar në faqen e tij në Instagram me një mbishkrim interesant “Kudo që jemi gjithmonë muhabeti sillet rreth vendit tonë”.

Ndryshe Blerim Destani apo më sakt djali i filantropit të njohur shqiptar jetonë dhe vepron me bizneset e tijë në Dubai i cili në publik njihet edhe nga jeta e tijë që e jeton tepër luksoze.