28/04/2024
13.8 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 29

(VIDEO)Policia bastis burgun e Idrizovës

Në mëngjes policia ka kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, kanë njoftuar nga
Prokuroria Publike.Sipas Prokurorisw Themelore Publikeaksioni është ndërmarrë
për shkak të dyshimeve për veprime penalo-juridike dhe për të siguruar
prova.Drejtori i Burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, ka deklaruar se gjatë
bastisjes janë gjetur një sasi e madhe e gjësendeve të jashtëligjshme.Sipas
njoftimeve të mediave pretendohet se policia ka pasur njohuri se në këtë burg po
përgatitet përplasje midis dy grupeve rivale.Bastisje në Burgun e Idrizovës pati
edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar, ku sic njoftuan nga MPB-ja, ishin
konfiskuar 63 celularë, 82 thika si dhe drogë. Gjatë aksionit ishin lënduar të
burgosur por edhe policë.Në këtë aksion, disa të burgosur kishin dëshmuar se
kishin pësuar lëndime të rënda pasi ishin rrahur nga policia.Avokati i Popullit në
raportin për ngjarjet në Burgun e Idrizovës kishte konstatuar se policia ka tejkaluar
autorizimet gjatë aksionit.TV KOHA

(video) Kujdes nga mashtrimet në rrjetet sociale

Gjithnjë e më shumë përdorues të rrjeteve sociale ankohen se u keqpërdoren të
dhënat personale. Keqpërdoruesit gjithnjë ndryshojnë metodat për të arriturat tek të
dhënat bankare të përdoruesve të rrjeteve sociale që të arrijnë të përfitojnë shuma
të mëdha të parave. Ka të tillë që arrijnë të detektojnë në kohë se bëhet fjalë për
mashtrim, por ka prej tyre që bien pre e mashtruesve dhe më pas shantazhohen.
Këtyre mashtrimeve online, nuk kanë mundur t`u ikin as përdoruesit e rajonit të
Pollogut. Prandaj, policia njofton se kohëve të fundit një numër i madh i qytetarëve
kanë denoncuar në polici për keqpërdorim të të dhënave personale. Policia punon
në zbardhjen e rastit, ndërkohë që apelon deri tek qytetarët që të jenë më të
kujdesshëm.
Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë apelon qytetarët që të mos iunënshtrohen gabimeve të tilla, pa u konfirmuar më parë personalisht se çfarë
kërkon miku prej tyre, në të kundërtën të raportojnë menjëherë profilet e tilla si
spam, për të shmangur dëme më të mëdha financiare, sepse në këtë mënyrë dëmi
bëhet si rrjet dhe nëpërmjet profilit tuaj mund të dëmtohen miqtë ose të familjarë
tuaj më të afërt”, thonë nga policia e Tetovës.TV KOHA

(video) Dhuna nga bashkëmoshatarët po ndodh gjithnjë e më shumë

Dhuna nga bashkëmoshatarët po shfaqet gjithnjë e më shumë në forma të ndryshme, edhe pse nxënësit nuk e njohin dhe nuk reagojnë, kjo do të përsëritet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë viktima të kësaj lloj dhune, theksuan nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” e cila sot ka promovuar Udhëzuesin për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla. Ai sqaroi se bëhet fjalë për këshilla praktike, duke pasur parasysh se ndonjëherë edhe fjalët mund të lëndojnë dhe të lënë trauma. Është e nevojshme, shtoi ai, që shërbimet profesionale të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që të ketë një klimë solidariteti dhe empatie, që nxënësit të kenë besim tek ata dhe të raportojnë dhunën e mundshme. Stigmatizimi dhe viktimizimi shtesë i viktimave të dhunës, theksoi ai, ndodh kur dhuna regjistrohet dhe shpërndahet në rrjetet sociale në internet.”Nëse nxënësit nuk e njohin dhunën dhe nuk reagojnë ndaj saj, ajo do të përsëritet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë fëmijë që janë viktima të dhunës. Udhëzuesi parandalues është një mjet tjetër, një mjet i mirë që ia rekomandoj edhe Byrosë së zhvillimit të arsimit, MASH, të jetë sa më qasës për të gjithë. Qëllimi është të njihet dhuna, të mos mbështetet, të reagohet në mënyrë të duhur dhe të mos jetë bashkëpunëtor”, theksoi kryetari dhe themeluesi i “Megjashit” Dragi Zmijanac.Svetlana Asprovska Todoroviq, psikologe tha se shërbimi profesional në shkollë duhet të veprojë si ndërmjetës mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve.Në pyetjen nëse zëri i nxënësve dëgjohet mjaftueshëm në shkolla dhe në shtëpi dhe çfarë i provokon nxënësit të shfaqin dhunë nga bashkëmoshatarët, mesuesja Veronika Petrova tha se dhuna e bashkëmoshatarëve buron nga ajo siç tha një sensi i ri të humorit, humorit të zi.”Ekziston dhunë nga bashkëmoshatarët. Ndihemi të mbrojtur nga shërbimet profesionale, edhe pse, kryesisht, ka një shoqatë negative nga ana e të rinjve, kur bëhet fjalë për ato shërbime, se ato shërbejnë vetëm për të kritikuar nxënësit për arsye të ndryshme. Unë besoj se dhuna e bashkëmoshatarëve buron nga një sens i ri humori, humor i zi. Personalisht shërbimin profesional e shoh si një hapësirë të sigurt, ku të rinjtë mund të shprehin mendimet dhe problemet e tyre. Ato shërbime mund të ndihmojnë shumë”, tha Petrova .tv koha

Taravari reagon pas raportit të “Freedom House”: Të largojmë korrupsionin nga pushteti, t’ia hapim derën gjeneratës së re

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të “Freedom House” duke e vlerësuar si shqetësues.

“Raporti i Freedom House është shqetësues. Fajin për këtë nuk e ka veç qeveria teknike, por pushtetet e mbi 20 viteve. Sistemi i korrupsionit, bashkë me zëdhënësit e tij të kandiduar për president, duhet të largohet”, shprehet Taravari.

Taravari thekson se komuna që drejton ai, gjithmonë ka marrë raporte pozitive për transparencë dhe antikorrupsion.

“Të njëjtën gjë ia VLEN ta bëjmë edhe në nivel shtetëror. Ta largojmë korrupsionin nga pushteti, t’ia hapim derën gjeneratës së re! Ndryshimi “VLEN”, shprehet Taravari.

Ndryshe, raporti i fundit i shënon kthim prapa në sundimin e ligjit dhe luftën e korrupsionit, ku ka vërejtje në korrupsion në nivele të larta si dhe kritika për ndryshimet në Kodin Penal që ulin dënimet jo vetëm për funksionarët, por edhe për qeverinë e mëparshme.

Osmani: Na duhen të rinjtë në çdo vendimmarrje

“Sa më shumë të rinj të involvuar në procesin e vendimmarrjes”, ka kërkuar kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani në intervistën e tij të fundit dhënë për “Zoom”, në RTVM2.

“Bota aq shumë po zhvillohet dhe pa perspektivën e të rinjve, ne nuk mund t’i kuptojmë këta ndryshime; intelegjencën artificiale, teknologjinë në zhvillim… Sa ndërron bota për një ditë, ka ndryshuar shekullin e kaluar për 10 vjet. Dhe, këto janë ndryshime që jo secila gjeneratë mund t’i kuptojë. Prandaj, na duhen të rinjtë në çdo vendimmarrje. Unë kërkova që në listat për deputetë të ketë kuota fikse për njerëz deri më 27 vjet. Në çdo Komision që do të formojë Qeveria, Ministria a pushteti lokal, domosdo të ketë të rinj”, ka deklaruar Osmani.

Geer: me afrimin e zgjedhjeve, po dalin në sipërfaqe sulmet ndaj verifikuesve të fakteve

Në konferencën rajonale në Shkup me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, përveç organizatave që veprojnë në këtë fushë, morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, institucioneve dhe mediave nga vendi dhe rajoni.

Në fjalimin e tij, Ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut, David Geer, theksoi se verifikuesit e fakteve duhet të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të mos kenë presione politike. Sipas tij, me afrimin e zgjedhjeve, po dalin në sipërfaqe sulmet që po bëhen ndaj verifikuesve të fakteve.

“Për fat të keq kjo nuk ndodh vetëm në Maqedoninë e Veriut, por mund të pritet edhe në disa pjesë të Evropës në muajt e ardhshëm, sepse ky është vit i zgjedhjeve në më shumë vende…Prandaj, është përgjegjësi e jona dhe detyrë e institucioneve shtetërore që të flasim qartë kur rrezikohen verifikuesit e fakteve. Nëse nuk punojmë për këtë, atëherë heqim dorë nga mbrojtja e demokracisë”, tha Geer.

Përveç rreziqeve gjatë zgjedhjeve, në konferencë u diskutuan edhe sfidat tjera e vendeve të rajonit në ballafaqimin me ndikimet e huaja dhe dezinformatat. Folësit konstatuan se dezinformatat janë problem për sigurinë e shteteve, nxisin urrejtje dhe dhunë, dhe e rrënojnë besimin tek institucionet.

Ballafaqimi me dezinformatat duhet të intensifikohet, me forcim të verifikimit të fakteve në media si dhe me edukim mediatik të qytetarëve që do të zmadhojë rezistencën e tyre ndaj dezinformatave.

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Pas muajit të shenjët të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë sot në mëngjesi iu drejtohen xhamive në mbarë botën për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re. Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment tejet shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj fesë.

Dramë pengjesh për 500 euro në Gërçec

Më 09.04.2024 në orën 23:50 M.M. (46) nga fshati Shemshovë ka denoncuar se rreth orës 13:43, katër persona e kanë futur me dhunë në automjet dhe e kanë kërcënuar me armë zjarri, transmeton Portalb.mk.

“Më pas e kanë dërguar në një shtëpi në fshatin Gërçec dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i kërkuar që t’u kthejë një borxh të pretenduar, pas çka i kanë marrë 500 euro. Rreth orës 21:00 me automjet e kanë lënë në fshatin Dobarcë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Zgjedhjet në Maqedoni, KSHZ: 88 monitorues të huaj për zgjedhjet, 13 nga Kosova

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e vëzhguesve të akredituar për Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

Sipas listës së KSHZ-së, janë akredituar vëzhgues ndërkombëtar por edhe nga vendi.

Nga vëzhguesit ndërkombëtar me 65 monitorues prinë OSBE/ODIHR-i, 5 janë nga IFES-i, 2 nga Moldavia, 3 nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup dhe 13 nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës.

Sipas listës së publikuar, nga vëzhguesit e vendit paraqitet Qendra për Hulumtime Sigurie në Shkup me 29 vëzhgues.

Të njëjtat shifra paraqiten edhe për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe eventualisht të 8 majit.

Taravari: Si president do t’i fal të dënuarit nga rastet e montuara politikisht

Në fushën e reformave në drejtësi dhe shtetit ligjor, kandidati për president Arben Taravari nga Koalicioni VLEN thotë se do të kishte ndalur selektivitetin e drejtësisë, do të kishte penguar rastet e monitoruara politikisht, por do të kishte falur edhe ata që ishin viktima të, siç thotë ai, atyre rasteve të montuara.

“Ato raste ose duhet të zgjidhen ose të falen. Bisedat që Zaev i publikoi, me ish-ministrin e Brendshëm, për raste të caktuara për të cilat ata e dinë se nuk janë fajtorë, por duhej t’i mbanin sepse “e ka kërkuar sistemi”. Për çfarë sistemi po flasin? Se populli nuk ishte fajtor, por duhet ta mbajmë në burg. Kjo është shqetësuese. Për shembull, rasti Alfa. Dhe për këtë ka dëshmi se ka raste të fabrikuara. Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë për këto procese për të gjetur një zgjidhje dhe për të funksionuar sundimi i ligjit. Gjithçka për të rritur besimin e qytetarëve te drejtësia”, tha Arben Taravari në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma.

Ai si president do të shfrytëzonte rastin për të mos nënshkruar disa ligje që i konsideron se janë kundër interesave të qytetarëve.

“Nuk do të firmosja ligje që janë në kundërshtim me mendimin e qytetarëve, ato që rrezikojnë qytetarët, për shembull Ligjin për lojërat e fatit dhe një sërë të tjerash. Do të kisha një ekip që do të më këshillonte dhe në bazë të tij do të vendosnim për disa ligje që janë vetëm në interes të një grupi të vogël njerëzish dhe dëmtohen një numër i madh i qytetarëve”, tha Taravari.