01/05/2024
10.8 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 3

Afati për regjistrimin e personave të sëmurë skadon pas mesnate

Në mesnatë skadon afati për regjistrim të votuesve të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Regjistrimi bëhet në Komisionit Komunale të Zgjedhjeve dhe ka të bëjë vetëm për zgjedhjet parlamentare, përderisa kërkesat e pranuara të të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm për votim në zgjedhjet presidenciale më 24 prill janë të vlefshme edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pafuqishëm ose i sëmurë), ndërsa dëshiron të votojë për këtë do ta njoftojë KKZ më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për votim gjegjësisht deri më 30 prill në mesnatë”, qëndron në Rregulloren për zgjedhjet parlamentare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për personat të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm ndërsa duan të votojnë gjithashtu në KKZ duhet të dorëzohet dokumentacion adekuat mjekësor.

Më 4 maj skadon afati për kërkesa për votim të personave të cilët janë në arrest shtëpiak.

Të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak dhe personat në shtëpitë e të moshuarve votojnë një ditë para zgjedhjeve edhe atë më 7 maj.

Iu dha ryshfet policëve të Maqedonisë së Veriut, arrestohet shtetasi i Greqisë

Një shtetas grek është arrestuar mesditën e djeshme në pikën kufitare “Tabanoc”. Sipas njoftimit të policisë, i njëjti ka tentuar të korruptojë policët e pikës kufitare.

“Me datë 29.04.2024 në ora 12:40 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.K (49) nga Republika e Greqisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”. Gjatë kontrollit kufitar të pasaportës, ai në automjetin “Ford” me targa gjermane, me të cilin drejtonte, vendosi para si ryshfet në dokumentin e tij të udhëtimit. Paratë me vërtetim për sendet e konfiskuara janë konfiskuar, ndërsa personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore me kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindor.

Taravari: Ata që shantazhojnë duhet ta mendojnë mirë pasi me 9 maj vjen qeveri e re

Nëse vazhdojnë me presione dhe shantazhe sikurse me 24 prill, unë do të dalë me emra dhe mbiemra të atyre njerëzve, veçanërisht të policëve që kanë shantazhuar banorë të fshatit Çegran. Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i komunës së Gostivarit dhe ASH-së, Arben Taravari sot nga një aktivitet të Forumit Rinor të VLEN në sheshin e Gostivarit.

Taravari porositi se këta njerëz do të përgjigjen, prandaj duhet ta mendojnë mirë pasi, siç ai shtoi, me 9 maj vjen qeveri e re.

“Me gjithë këto mekanizma që i përdor BDI-ja dhe me gjithë këto para që ka dhe me gjithë këto institucione…, prandaj unë prej këtu kisha bërë një apel policisë në Gostivar, posaçërisht në fshatin Çegran, por edhe institucioneve tjera të cilat bizneseve u bëjnë presione e që i kemi me emra e mbiemra, disa edhe me video, le ta mendojnë se me 9 maj do të kemi qeveri të te dhe këta njerëz do të përgjigjen”, deklaroi Taravari.

Pendarovski: Më 8 maj, mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të rinjve

 “Lërini ndarjet partiake, lërini ndarjet etnike, mendo si prind, mendo si individ, mendo si njeri. A do t’i jepni besim dikujt që thotë se të gjitha marrëveshjet që na kanë sjellë paqen dhe na kanë kthyer në bashkësinë e kombeve dhe shteteve të qytetëruara, ne duhet t’i ndryshojmë, t’i rishikojmë dhe të sjellim diçka që askush nuk e di se çfarë mund të jetë dhe çfarë efektesh do të ketë”, u tha tetovarëve sonte kandidati për president Stevo Pendarovski.

Në këtë drejtim, ai tregoi se në vend që vendi të kthehet në të kaluarën e errët, në periudhën 2006-2017, duhet të fokusohemi tek ekonomia, sepse varet nëse fëmijët tanë do të qëndrojnë me ne apo do të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë atdheun.

“Është e pamundur që shumica e qytetarëve të Maqedonisë të mos e njohin racionalitetin e asaj që po them. Ju më pyesni për ndonjë marrëveshje, unë kam një përgjigje – ajo marrëveshje është e mirë, kjo marrëveshje është e mirë, kjo është e mirë, kjo është e keqe. Ata nuk kanë përgjigje. I pyet tre herë, thonë do të bëj një ekip ekspertësh, pastaj me ndihmën e ekspertëve të huaj, pastaj Këshilli i Evropës, Komisioni i Venecias dhe pas një kohe, pas disa muajsh… Kur të zgjedhësh një president. , kryeministër, ministër – ai duhet që në ditën e parë të veprojë dhe të marrë vendime, e të mos mbledhë akoma ekspertë. “Nëse nuk e dini tani se çfarë duhet të bëni në lidhje me Marrëveshjen Kornizë, Marrëveshjen e Prespës, Kornizën Evropiane të Negociatave, nëse ende kërkoni ndihmë nga ekspertë nga jashtë dhe vendi, mos aplikoni për president. “, shtoi Pendarovski.

Duke iu bërë thirrje qytetarëve të Tetovës që më 8 maj të rrethojnë numrin 1, Pendarovski theksoi se në ditën e votimit duhet të kenë parasysh interesat e fëmijëve dhe nipërve, interesat e tyre personale dhe interesat e familjes.

Fronti dhe VLEN-i ndeshen në Tetovë?! Që të dy taborët njoftojnë se do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në Sheshin “Iliria”, më 6 maj

Një gjë që nuk ka ndodhur në zgjedhjet paraprake. Dy taborët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në po të njëjtin vend, në po të njëjtën datë dhe në po të njëjtën orë, transmeton TV21.

Fronti Europian tubimin përmbyllës e ka paralajmëruar  për në ora 20:00 më datë 6 maj 2024. Vendi Sheshi “Iliria” në Tetovë.

Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është se edhe VLEN njofton se do të mbajë tubimin përmbyllës po ashtu në Sheshin “Ilira” në Tetovë, më 6 maj 2024 dhe në ora 20:00.

 

KSHZ-ja nuk pranon ankesat për votimin në Likovë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me sugjerim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, është hapur materiali zgjedhor konfidencial nga ky vendvotim dhe, siç tha ai, mungojnë dy fletëvotime, andaj ka kërkuar që votimi në këtë vendvotim të anulohet, ndërsa Bordi zgjedhor të shkarkohet.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, tha se votimi anulohet vetëm nëse ka më shumë fletë votimi në kuti, gjë që nuk ka ndodhur.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, dhe ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të veçantë.

Në seancën e KSHZ-së janë pranuar edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit.

“Mickoski nuk mund të matet me mua” – Ali Ahmeti: Më 8 maj qytetarë përcaktohen për izolim ose integrim

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se zgjodhën dhe janë kontribuues të drejtpërdrejt të problemit me Greqinë dhe tha se si rezultat i kësaj, Maqedonia u anëtarësua në NATO duke krijuar siguri për vendin, ndërkohë shtoi se kontribuojnë për të zgjidhur problemin me Bullgarinë, transmeton TV21.

Ahmeti tutje shtoi se Fronti Europian dhe BDI ishin fitues absolut në kampin shqiptarë ndërkohë shtoi se janë për paqe dhe stabilitet.

“Qytetarët e dhanë vlerësimin e mendimin, fituesi absolut në kampin shqiptar ishte Fronti bashkë me BDI-në. Tani kemi dy filozofi, integrimin dhe izolimin. Për këtë, në referendumin e 8 majit qytetarët do të përcaktohen. Ne jemi për paq, ne jemi për stabilitet, ne jemi për siguri më të madhe, ne jemi për ardhmëri, ne nuk duan historinë ta kthejmë pas se ajo është e dhimbshme dhe si të tillë duhet ta kujtojmë që ajo mos të na përsëritet por të shohim ta ndërtojmë të ardhmen. E ardhmja jonë është në Bashkimin Europian, e ardhmja jonë është zero problem me fqinjët”, tha Ali Ahmeti.

Ndërkohë, tha se Mickoski nuk mund të matet me të.

“Mos ma bëjë ujin mullarë se ai s’mund të matet me mua”, u shpreh Ahmeti.

Mickoski nga Bërvenica: Qeverinë e ardhshme do ta kryesojë VMRO-DPMNE-ja, BDI do të shkojë në opozitë

Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.

Taravari: Në qeverinë e re, rininë do t’a kemi prioritet

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari deklaroi sot se në qeverinë e ardhshme rinia do të ketë prioritet.

Kisha sot kënaqësinë që bashkë me Bilallin dhe kandidatët për Deputet nga Koalicioni VLEN, të takohesha me të Rinjtë e VLEN-it dhe qytetarët e Gostivarit.
Kuptova se sa shpresë dhe potencial kanë të Rinjtë tanë!
Ne prezantuam programin parlamentar dhe jemi gati në Qeverinë e Re ta kemi Rininë prioritet. (INA)