01/05/2024
18.1 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 31

Goditja e Iranit, Biden mbledh këshilltarët e sigurisë, aleatët e Izraelit përgatiten të ndalojnë dronët

Teksa Irani ka nisur një sulm me të paktën 50 dronë kamikazë drejt Izraelit, aleatët e këtij të fundit janë mobilizuar dhe kanë nisur përgatitjen për kundërpërgjigje.

Ashtu siç edhe kishte premtuar se do të ndërhynte në mbrojtje të Izraelit, SHBA ka nisur të marrë masat, teksa Presidenti Biden ka mbledhur këshilltarët e lartë të sigurisë menjëherë pas raportimeve për sulmin nga Teherani.

Nga ana tjetër raportohet se vende të tjera aleate kanë mobilizuar forcat e tyre ajrore dhe sistemet e tjerë mbrojtëse për të ndaluar impaktin e dronëve iranianë.

Rrëzohet teleferiku në Antalia gjatë natës, 1 i vdekur dhe 184 të persona të bllokuar në ajër

Një person humbi jetën, shtatë mbetën të lënduar dhe 184 të bllokuar në ajër, si pasojë e shembjes së teleferikut në Antalia të Turqisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në një zonë turistike të Antalias. Ekipet shpëtuese po punojnë pa ndërprerje për të shpëtuar 184 personat që kanë mbetur të bllokuar në ajër.

“Ekipet tona të specializuara janë këtu. Dashtë Zoti, ne do t’i shpëtojmë të gjithë brenda një kohe të shkurtër,” tha kryebashkiaku i Antalians, Muhtin Bocek.

Tragjedia me teleferikun ndodhi kur një nga kabinat e sistemit të teleferikut Sarisu-Tunektepe u përplas dhe ra në një zonë shkëmbore ndërsa një nga shtyllat kryesore të teleferikut u shemb, tha ministri i Brendshëm turk Ali Erlikaya.

VIDEO/ Dronët iranianë kalojnë mbi Irak, Jordania paralajmëron se do të qëllojë çdo mjet që shkel hapësirën ajrore

Dronët iranianë që janë nisur nga Irani janë duke kaluar në këto momente mbi hapësirën ajrore të Irakut.

Jordania nga ana tjetër ka lajmëruar se do të qëllojë çdo dron që shkel hapësirën e saj ajrore.

Burimet amerikane: Irani sulm masiv mbi objektivat ushtarake dhe qeveritare izraelit

Një sulm masiv me rreth 100 dronë dhe më pas dhjetëra raketa nga Irani janë lëshuar drejt territori të Izraelit, duke shënjestruar objektivat ushtarake dhe qeveritare.

Ky është skenari i orëve të ardhshme që sipas burimeve amerikane e pret vendin hebre hija e një kërcënimi iranian.

Presidenti Biden iu drejtua me thirrje Iranit: “Mos e bëni: Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”.

“Ne jemi gati për këtë sulm nga Irani, Izraeli është i fortë”, ka deklaroi pak minuta më parë kryeministri izraelit Netanyahu.

Irani nis sulmin ushtarak ndaj Izraelit, lëshon dhjetëra dronë

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë. Dronët vlerësohet se kërkojnë disa orë për të kaluar një distancë të tillë, sipas faqes së lajmeve Axios.

Nuk ka asnjë deklaratë të menjëhershme nga IDF për sulmin.

Irani ka kërcënuar se do të sulmojë Izraelin për vrasjen e shtatë anëtarëve të IRGC-së, përfshirë dy gjeneralë, në Damask të Sirisë javën e kaluar.

Fluturime për në Tel Aviv nga Tajlanda janë kthyer pas, pas sulmit të parashikuar nga Irani.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më parë se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani”, thotë kryeministri në një deklaratë video.

“Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është i fortë, populli është i fortë.”

“Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera.”

“Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon, ne do t’i lëndojmë ata. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me qetësi dhe vendosmëri”.

“E di që edhe ju, qytetarët e Izraelit, po ruani qetësinë. Ju bëj thirrje që të dëgjoni direktivat e Komandës së Frontit të Brendshëm.”

“Së bashku qëndrojmë dhe me ndihmën e Zotit, së bashku do të mposhtim të gjithë armiqtë tanë”, thotë Netanyahu.

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në tubimin madhështor të koalicionit VLEN në Kumanovë, ka thënë se ndryshimi po vjen. Ai tha se mesazhi për ndryshim u dha një ditë më parë në Tetovë, nga Stadiumi, ndërtimin e të cilit pushtetet e BDI-së me dekada e kanë bllokuar.

“Në Tetovë dje mesazhi ishte i qartë, ne e prishëm të vjetrën, sepse e reja tashmë ka filluar, ndryshimi ka nisur. Edhe këtu në Kumanovë po i themi se e vjetra ka skaduar, BDI-së i ka kaluar afati, VLEN është ndryshimi, VLEN është e asrdhmja, VLEN është rinia dhe freskia. Të nderuar kumonaovar, VLEN është fryma e re për zhvillimin eprosperitetin, ekonpminë e mirëqenien. VLEN është projekti ynë që do të sjellë më shumë para në xhepin e çdo qytetarit. Më shumë investime për. Kokë banori, më shumë biznes dhe më shumë fitim, sepse ekonomia VLEN, biznesi VLEN”,ka deklartuar Kasami.

Ai shtoi se VLEN është frymë e re për zhvillimin e prosperitetin, ekonominë dhe mirëqenien. Po ashtu ka theksuar se Qeveria e VLEN do të angazhohet për zhvillim të barabartë rajonal.

“Sot zhvillimi ekonomik në RMV, sikurse shumë fusha të tjera, ka dallime edhe të karakterit etnik. Sot te komunat shqiptare investohet vetëm 35 euro për kokë banori, ndërsa te komunat maqedone diku 75 euro për kokë banori. Plani ynë qeverisës mundëson që në vitin 2030 të kemi barazi, dhe të investohen pa dallim etnie, 150 euro për kokë banori”, tha Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai shtoi se, sot koalicioni VLEN i ka tre komunat më të mëdha shqiptare, Tetovën, Çairin dhe Gostivarin. Pas pak javësh, koalicioni VLEN do ta ketë edhe qeverisjen qendrore. E pas një viti, koalicioni VLEN do të qeverisë apo do të bashkëqeverisë edhe në Kumanovë, Likovë e shumë komuna të tjera. Sepse ndryshimi kur vjen, vjen i madh e vjen kudo.

LAMTUMIRË BACA CEN BERISHA-DRAGOMACI

-Tetova mbeti pa plisbardhin unikat, i cili i jepte sharm të veçantë qytetit! -Sharri legjendar mbeti pa shqiponjën e vet emblematike! -Kaçaniku, Glloboçica (Qafa e Shqipes) humbën birin e Ballistit, Hero-Arif Kapidani! -Skena mbeti pa valltarin simbol, koreografin, kultivuesin burimor autokton më të mirë që kishte ndonjëherë! -Kombi humbi një Artist hyjnor të përmasave të gjëra! -SHKA “Xheladin Zeqiri” humbi veteranin autentik që përfaqësoi me dinjitet dhe krenari në shumë Festivale brenda dhe jashtë atdheut, duke u shpërblyer me çmimet meritore të panumërta! -Unë humba një mik të vjetër dhe adhurues të flakt të këngës folklorike! -Në mes lotëve dhe krenarisë, unë kam zgjedhë krenarinë për Ju Baca Cenë Berisha-Dragomaci. Ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik shqiptarë. Dritë pastë shpirti Yt në parajsë!TV KOHA

61 vjeçari nga Drenovci i Dollnenit përballet me ariun

61 vjeçari, Cane Sërbinovski, i cili disa ditë më parë u sulmua nga ariu sot u vizitua nga drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angelov. Duke treguar ngjarjen Sërbinovski, banor i fshatit Drenovci të Komunës së Dollnenit, tregon se si është përballur me ariun dhe që për fat të mirë ka shpëtuar vetëm me disa lëndime. Nder tjerash ai thotë se rreth gjysmë ore ka luftuar me ariun duke e mbajtur për veshësh dhe siç shton Zoti i ka dhënë forcë dhe ka shpëtuar.“Unë as që e pashë mirë, me kapi dhe rashë në shpinë, kur rashë mbi çizmen me kapi këtu dhe s’kisha çfarë të bëja me këmbën e djathtë e godita dhe më lëshoi por përsëri më kapi këtu, dhe përsëri e godita ndërsa pastaj në tjetrën këmbë me sulmoi dhe e godita përsëri me të majtën ndërsa një kohë me dha Zoti fuqi e kapa për veshësh sepse donte të me sulmojë në bark, e mbajta rreth gjysmë ore ashtu dhe me dha Zoti fuqi e shtyva dhe u ngrita pastaj ajo më shikonte dhe u largua ndërsa kur arrita në kasolle këmbët më lëshuan dhe në mbrëmje nuk kishte askush ndërsa të hënën fëmijët me gjetën”, tha Cane Sërbinovski, banorë i komunës së Dollnenit.61 vjeçar nga Komuna e Dollnenit ka shpëtuar vetëm me lëndime në këmbë dhe tani është në mjekim shtëpiak. Ndërkohe problemin me arinjtë e kishin edhe banoret e komunës Mavrovë Rostushë ku në mungesë të ushqimit arinjtë sulmonin bagëtinë dhe futeshin edhe në shtëpitë e banoreve. Ngjashëm ishte sulmuar edhe një e moshuar tjetër nga fshati Rostushe e cila për fat të mirë shpëtoi pa lëndime.61 vjeçari nga Drenovci i Dollnenit përballet me ariun

Sot bëhen 12 vjet nga rasti “Monstra” në liqenin e Smillkovës, Ajdari nuk arriti ta shohë drejtësinë në Strasburg

Sot bëhen 12 vjet nga vrasja e katër të rinjve dhe një peshkatari në Liqenin e Smillkovës, e cila është një prej ngjarjeve më të tmerrshme që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Për shkak dyshimeve dhe akuzave për montim, lënda u rikthye në gjykim, por pas përfundimit të gjykimit të dytë dhe ankesës së mbrojtjes, Gjykata Supreme i hodhi poshtë ankesat e të dënuarve në rastin “Monstra” dhe la në fuqi aktvendimin e Apelit.

Ekipi i avokatëve të të dënuarve në rastin “Monstra”, është duke i përgatitur ankesat për në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Ankesa pasoi pas vendimit të Gjykatës Supreme në shtator të vitit 2023 sipas të cilit u konfirmuan dënimet e shkallës së parë dhe të dytë për pesë të akuzuar. Sipas vendimit tre persona u dënuan me burgim të përjetshëm, një me 15 vjet burg dhe një me 9 vjet burg.

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, janë në procedurë të përgatitjes së ankesave në Gjykatën e Strasburgut pas shpalljes së aktgjykimit në shtator të vitit të kaluar.

“Ende nuk janë gati, janë duke i përgatitur avokatët”, tha për Portalb.mk shkurt familjari tashmë i ndjerë i të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, i cili nuk e arriti përvjetorin e kësaj ngjarjeje dhe as se çfarë do të pasojë në Gjykatën e Strasburgut, rast për të cilin ai luftoi për 12 vjet me radhë, me qëllim që drejtësia të vendoset në vendin e duhur.

“Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë, sonte në këto natë të mëdha të Ramazanit, axha jonë Bedria ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të Gjithësisë”, njoftuan familjarët më 4 prill, duke përkujtuar kontributin që ai ka dhënë për të burgosurit e pafajshëm.

Ndërkohë, për dallim prej gjykimit të parë, në gjykimin e dytë, i dënuari me burgim të përjetshëm Sami Luta, u lirua nga akuza, në mungesë të provave. Dy të arratisurit në Kosovë, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, por edhe Agim Ismailloviq në të dy gjykimet u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri, të cilët gjatë gjykimit të parë u dënuan me burgim të përjetshëm, në gjykimin e dytë ata u dënuan me 15 dhe 9 vjet.

Të akuzuarit dhe familjarët e tyre, në vazhdimësi kanë mohuar aktgjykimin, duke theksuar se të dënuarit nuk janë fajtorë, për çka u mbajtën edhe disa protesta.

Portalb.mk ka përgatitur një dosje me të gjitha të dhënat për rastin dhe gjykimin të radhitura sipas kronologjisë.

12 prill 2012 (e enjte) – 4 djelmosha të rinj (18 deri 21 vjeç) dhe një peshkatar 46 vjeçar u vranë në mënyrë misterioze në Liqenin e Smillkovës.

Të vrarët në Liqenin e Smillkovës

1 maj 2012 – Në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra. Ekipi i ministres së atëhershme të Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, bashkë me zëvendësin e saj, Xhelal Bajrami, ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe eprorë tjerë të Policisë, në një konferencë për shtyp deklaroi se të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët kishin marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë.

Jankulloska shkeli prezumimin e pafajësisë duke e vendosur veten në vend të Gjykatës dhe pa verdiktin e gjykatës, ajo tha se personat e njëjtë janë të rrezikshëm për religjionin e krishterë, përcjellë Portalb.mk.

8 maj 2012 – Haki Aziri u mor si dëshmitar i fshehur, por pasi që i njëjti hoqi dorë nga ky status, i njëjti u akuzua për të njëjtën vepër – terrorizëm.

Haziri gjatë deklarate më 10 janar të vitit 2013 ka thënë se nga 1 deri 7 maji i vitit 2012, kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanit, duke i ka thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Haziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje nëse nuk pranonte që Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

“Kur më arrestuan, inspektorët më kërcënuan se do të më dënojnë me 20 vjet burg ose nuk do të lëshojmë më të gjallë, nëse nuk pranoja se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Deklaratën që kam dhënë në hetuesi, nuk e kam dhënë me dëshirën time”, ka thënë Haki Aziri. Ai ka shtuar se ka presione të shumta dhe paralajmëroi se mund t’i ndodhin edhe gjëra të padëshiruara, gjatë mbajtjes në burg,

Shtator 2012 – Prokuroria propozon dëshmitar të ri të mbrojtur me emrin e Koduar “E1”.

Dhjetor 2012 – Filloi procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, të cilin e udhëhoqi gjykatësi Ivica Stefanovski. Dëshmia e vetme në bazë të së cilës akuzoheshin personat për terrorizëm ishte deklarata e dëshmitari të fshehur “E1”. Si prova tjera materiale në atë kohë Prokuroria i kishte cilësuar disa biseda telefonike mes të akuzuarve, Kuranin dhe disa libra fetarë të gjetur në shtëpitë e të akuzuarve, por edhe këngën “Për ty Gostivar” të kënduar nga Gold AG, që është gjetur në kompjuterin e njërit prej të akuzuarve. Provë tjetër kontestuese ishte edhe vetura “Opel Omega”, me të cilën Prokuroria kishte deklaruar se të akuzuarit kanë lëvizur me të njëjtën veturë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Ky automjet asnjëherë nuk u lejua që të shikohet nga afër, por vetëm nëpërmjet fotografive.

Rasti “Monstra”, vetura Opel Omega
Rasti “Monstra”, vetura Opel Omega

3 mars 2013 – Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të cilët janë arratisur nga Maqedonia janë kapur në Kosovë.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq

12 korrik 2013 – Gjykata në Prishtinë i dënoi Alil Demirin dhe Afrim ismailloviqin me dy vjet dhe dy vjet e gjysmë burg për posedim ilegal të armëve.

30 qershor 2014 – Alil Demiri (në mungesë), Afrim Ismailoviq (në mungesë), Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta u dënuan me burgim të përjetshëm për terrorizëm. Për shkak mungesës së provave, Sejdi Rami u shpall i pafajshëm. Demiri dhe Ismailoviq vazhdojnë të jenë në arrati në Kosovë. Autoritetet e Kosovës nuk i kanë ekstraduar në Maqedoni.

Shpallja e aktgjykimit të parë për rastin "Monstra"
Shpallja e aktgjykimit të parë për rastin “Monstra”

Korrik 2014 – Protesta masive në Shkup, qytete të Maqedonisë dhe diasporë kundër vendimit të Gjykatës Penale në Shkup për dënimin me burg të përjetshëm. Në protesta ka pasur përplasje mes forcave policore dhe protestuesve. Policia përdori dhunë ndaj qytetarëve të cilët kishin dalë për të kërkuar drejtësi. E njëjta hodhi bomba gazi lotsjellës, por ishte dhe e pajisur me topa uji. Policia asokohe formoi kordon policor te Q.T. Mavrovasja dhe nuk i lejoi protestuesit që të marshojnë deri përpara Qeverisë. Sipas informimit zyrtar të policisë, gjatë protestës janë lënduar 12 policë dhe është shkaktuar dëm material. Njëkohësisht sipas dëshmive me foto dhe video, ka pasur të lënduar edhe protestues.

Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup
Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup

30 korrik 2014 – 6 protestues u dënuan me nga 3 vjet burg për “pjesëmarrje në turmë”, pasi që kanë marrë pjesë në protestat për rastin “Monstra”.

9 shkurt 2015 – Lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, ka filluar me publikimin e “bombave”. Prej kësaj date lindi shpresa se ndoshta në ato materialet që Zaev publikonte krimin e pushtetit të Gruevskit ndodhet e vërteta për “Monstrën”. Vetë lideri i LSDM-së, ka thënë se ka materiale të përgjuara, por që të njëjtat nuk u publikua

Zoran Zaev, publikimi i "bombave"
Zoran Zaev, publikimi i “bombave”, foto nga LSDM

15 shtator 2015 – Në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinës, u formua Prokuroria Speciale e cila do t’i hetonte materialet e përgjuara apo “bombat” e Zaevit. E njëjta i mori të gjitha bisedat telefonike nga lideri i LSDM-së. Tani shpresa për zbardhjen e “bombave” eventuale u transferua te Prokuroria Speciale, prej së cilës edhe familjarët e të vrarëve, por edhe atyre të dënuarve vazhdimisht kanë kërkuar që e njëjta të tregojë nëse ka materiale të përgjuara dhe ta marrë rastin nën kompetenca. Prokuroria Speciale, arsyetohej se nuk mundet që ta marrë rastin në kompetenca pasi që duhet që të votohet ligji për dëshmitarët e mbrojtur.

Prokuroria Speciale Publike
Prokuroria Speciale Publike, foto nga Portalb.mk

10 shkurt 2016 – Gjykata e krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu dy të akuzuarit kryesorë në rastin “Monstra”, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, që të dy nga Shkupi. Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët tashmë në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për Krime të Rënda në Maqedoni nuk mbajnë.

3 tetor 2017 – Prokurorja publike Liljana Spasovska në seancën publike të Gjykatës Supreme, në të cilën u shqyrtuan ankesat për burgimet e përjetshme në rastin “Monstra”, të cilën të gjykuarve ua shqiptoi Gjykata Penale, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit kërkoi pezullim të aktvendimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthimin e lëndës në rigjykim.

1 dhjetor 2017 – Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin në lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse pranohen, aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytës shfuqizohen, ndërkaq lënda kthehet në rigjykim të shkallës së parë.

Haki Aziri, Sami Luta dhe Agim Ismailoviq
Haki Aziri, Sami Luta dhe Agim Ismailoviq

Njëkohësisht, pas më shumë se 5 viteve burg, u liruan të dënuaritSami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri janë liruar nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri përkohësisht është liruar nga burgu (për shkaqe shëndetësore) pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovo”.Në arrati vazhdojnë të jenë edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë.

21 mars 2018 – Prokuroria Speciale e mori nën kompetencë rastin, ndërkaq prokurorë të lëndës u caktuan Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. 

16 maj 2018 – Gjykatës të lëndës u caktuan Ognen Stavrev dhe zëvendës i tij, Osman Shabani.

Rasti "Monstra", foto arkiv nga Portalb.mk, nga e djathta: Fejzi Aziri, Haki Aziri, Agim Ismailloviq
Rasti “Monstra”, foto arkiv nga Portalb.mk, nga e djathta: Fejzi Aziri, Haki Aziri, Agim Ismailloviq

Më 17 shtator 2019 – Lënda u rikthye në Prokurorinë e rregullt pasi Prokuroria u shua, por prokurorët mbetën të njëjtë.

Të gjitha seancat gjyqësore të rigjykimit:

23 shkurt 2021 – Gjykata shpalli aktgjykimin për rigjykimin e rastit “Monstra”. Ashtu siç propozoi Prokuroria, Gjykata i shpalli fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (të cilët janë në arrati) bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave, Mbrojtja e kundërshtoi vendimin, të premten mbahen protesta në Shkup.

26 shkurt 2021 – U mbajt protestë e tensionuar në Shkup, mes protestuesve dhe forcave policore.

19 mars 2021 – Disa të arrestuar dhe dënuar prej 8 muaj deri 1 vjet për dhunë në protestën e 26 shkurtit.

2 prill 2021 – Protestë për “Monstrën” dhe rastet tjera të cilat dyshohet se janë të montuara. Protestuesit kërkuan “drejtësi evropiane” dhe i bënë thirrje Qeverisë që të krijojë komision qeveritar i cili do të merrej me “rastet e montuara”.

23 prill 2021 – Gjykata e Kosovës për të disatë herë refuzoi kërkesën për ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njërit nga të dënuarit për rastin “Monstra”, ashtu siç i ka refuzuar kërkesat për ekstradimin e Alil Demirit.

16 dhjetor 2021 – Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i partisë Alternative bënë marrëveshje për koalicion qeveritar. Në mesin e pikave të marrëveshjes ishte edhe hetimi ndërkombëtar i rastit “Monstra” dhe disa rasteve tjera. Hetimi ndërkombëtar vazhdimisht është premtuar nga politikanët, por asnjëherë nuk është realizuar.

6 shtator 2022 – Gjykata e Apelit në Shkup konfirmoi se vendimi për rastin “Monstra” është shpallur dhe sipas të njëjtit, janë hedhur poshtë ankesat e të akuzuarve dhe njëkohësisht është miratuar vendimi i shkallës së parë, gjegjësisht Gjykatës Penale të Shkupit.

Në ndërkohë rasti pritet të trajtohet në Gjykatën Supreme. Supremja ka të drejtë ta rikthejë në rigjykim ose t’i miratojë vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, me çka do të nënkuptonte që të dënuarit do të duhet ta kërkojnë drejtësinë në Strasburg.

 

“Monstra”, VLEN: Si mashtroi Bujar Osmani me rastin e Haki Azirit të kidnapuar nga shërbimi sekret

Kooalicioni VLEN ka drejtuar akuza ndaj kandidatit për president Buajr Osmani, i mbështetur nga Fronit Evropian, që sipas tyre ai ka mashtruar opinion në lidhje me rastin “Monstra”, që sot ka mbushur 12 vjet.

Sipas VLEN-it në kohën kur Osmani ishte zëdhënës i BDI-së, dhe në pyetjen se ku është njëri nga të akuzuarit e rastit, Haki Haziri, Osmani është përgjigjur se, sipas infromacioneve të tyre ai nuk është në asnjë institucion shtetëror, dhe se ai kontakton me familjen e tij dhe me vullnetin e tij bëhet “i zhdukur”, theksuan nga VLEN.

Sipas tyre, kjo ishte një deklaratë skandaloze, sepse shumë shpejtë u bë e ditur se Haki Haziri mbahej nga organet e shërbimit sekret në institucione të fshehta dhe atij i bëhej presion të pranojë të bëhet bashkëpunor dhe dëshmitar në rastin e ashtuquajtur ‘Monstra’.

“Ndërsa, ajo që pasoi më vonë është një kapitull në vete, për të cilën BDI-ja patjetër se një ditë do të duhet të japë përgjëgjësi”, theksojnë nga opozita shqiptare.

Kooalicioni VLEN thotë se fatmirësisht shqiptarët nuk harrojnë, prandaj ka ardhur koha që personat e inkriminuar në vepra antikombëtare të dënohen me anë të votës, si instrumenti më i mirë për ta ndarë “shapin nga sheqeri” dhe mashtruesin nga i ndershmi.(INA)