13/04/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pajisje për akses pa tela dhe të sigurt në burimet arsimore dixhitale për 40 shkolla

Dyzet shkolla fillore në shtet po marrin pajisje moderne për akses pa tel dhe të sigurt në burimet arsimore dixhitale. Pajisjet janë blerë përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për përmirësimin e arsimit bazë, i cili financohet me mjete nga Banka Botërore, njofton Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Nga aty shtojnë se nëpër shkolla po krijohen pika aksesi me valë përmes të cilave do të mundësohet aksesi në internet në të gjitha klasat, zyrat, sallat sportive dhe objektet përkatëse, si dhe paralelisht po vendosen edhe pajisje mbrojtëse firewall, të cilat garantojnë akses të sigurt, pasi janë të lidhur me një sistem qendror menaxhimi në MAS që kontrollon aksesin në përmbajtjen e internetit, duke parandaluar hapjen e faqeve të internetit që janë të shënuara globalisht si faqe me përmbajtje të papërshtatshme.

“Aktiviteti është pjesë e përpjekjeve për përshpejtimin e procesit të dixhitalizimit të arsimit, si një trend global që ofron përfitime të shumta për qytetarët, rrit fleksibilitetin e sistemit arsimor dhe, më e rëndësishmja, mbron nxënësit nga ndikimi i përmbajtjeve të papërshtatshme. “, tha Ministria.

Më herët, gjatë vitit, MASH-i prokuroi edhe kompjuterë të rinj personalë dhe portativë, tabela inteligjente, skanerë 3D, printera, projektorë, sisteme të ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave, etj.

Të fundit