05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë po përgatiten për zgjedhje, opozita shqiptare me Deklaratë për bashkim

Vazhdojnë aktivitetet e partive politike edhe pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, për dizajnimin dhe stafizimin e shfaqjeve zgjedhore. Vazhdon retorika e përditshme e partive për fitore dhe nevoja për procese zgjedhore të ndershme dhe demokratike. Partitë më të mëdha ende nuk i kanë publikuar kandidatët për president të vendit, ndërsa për zgjedhjet parlamentare paralajmërimet janë rreth masave në programet me të cilat do të dalin para qytetarëve, premtimet për ndryshime në funksionimin dhe operueshmërinë e qeverisë së ardhshme.

Bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme dje me nënshkrimin e një Deklaratë paralajmëruan Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit dhe partitë nga koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN): Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa. Kandidati i tyre i përbashkët për president të shtetit do të jetë Taravari. Pas kongresit të mbajtur pardje nga krahu i ASH-së së Taravarit, sot do të mbajë kongres edhe krahu i Zijadin Selës pas mosmarrëveshjes për bashkimin me opozitën shqiptare.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në intervistë për MIA-n dje tha se gjatë muajve të kaluar 18 komisionet e LSDM-së janë plotësuar me rreth 200 ekspertë të cilët nuk janë të gjithë anëtarë të partisë, por që ndajnë të njëjtat vlera me ne dhe që po punojnë për programin e ri zgjedhor për zgjedhjet 2024-2028, një program që do të jetë shumë specifik, një program që do të përmbajë masa konkrete ashtu siç kishte në 2020 dhe një program që, mbi të gjitha do të shqetësohet për mirëqenien ekonomike të qytetarëve për avancimin e proceseve shoqërore dhe sigurisht për vazhdimin dhe përfundimin e procesit të integrimit evropian.

“Programi do të jetë edhe vazhdimësi e aktiviteteve specifike për anëtarësim të plotë në BE, program, thotë ai, i cili do të sigurojë barazi për qytetarët ku shoqëria do të jetë e barabartë në mënyrë që secili të shfrytëzojë kapacitetet e veta personale dhe profesionale dhe të përparojë në karrierën e tij personale dhe profesionale”, thotë Kovaçevski.

Ai thekson se në Frontin Evropian dyert janë të hapura për të gjithë ata që ndajnë vlerat për anëtarësimin e vendit në BE, por janë të mbyllura për partitë politike që kanë zgjidhje alternative, jo për anëtarësim në BE. Për sa i përket nëse do të kenë lista të përbashkëta në zgjedhjet parlamentare, ai thotë se do të kenë lista me partnerët e tyre të koalicionit, por hap mundësinë që atyre listave t’u bashkohen edhe partitë tjera, siç thekson, nëse vlerësojnë se ndajnë të njëjtat vlera si LSDM.

Në zgjedhjet presidenciale, siç tha, LSDM do të shkojë me kandidatin e vet për president, të cilin do ta përkrahin të gjitha partitë e koalicionit të partisë. Sipas Kovaçevskit, kandidati i tyre do t’i ndajë vlerat evropiane dhe nuk do t’i ndajë qytetarët në asnjë bazë, ndërsa presidenti aktual Stevo Pendarovski vlerësoi se në pesë vitet e fundit e ka kryer shumë mirë funksionin e tij.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoki, nga ana tjetër, bën paralajmërime për funksionimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar.

“Do të vijojë një rikonstruksion serioz i kabinetit qeveritar, me bashkim dhe ndarje të resorëve, pa ministra ça resorë. “Qëllimi është që kabineti i ardhshëm qeveritar të jetë funksional dhe t’i përgjigjet seriozisht nevojave të epokës së re”, njoftoi Mickoski në fjalimin në trajnimin partiak kushtuar Forcimit të kapaciteteve të deputetëve, të cilin e organizoi me Fondacionin Konrad Adenauer.

Kandidati për president i partisë, siç ka bërë të ditur më herët në një deklaratë për media, do të bëhet i ditur pas konventës së 2 marsit.

“Për momentin kemi një thirrje publike, e cila do të zgjasë deri më 21 shkurt. Të gjithë kandidatët e interesuar kanë mundësi të aplikojnë dhe pastaj në konventë pak më pak se 500 delegatë do të vendosin se kush do të jetë kandidati dhe presidenti i ardhshëm i Maqedonisë i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe shumica dërrmuese e popullit”, tha Mickoski.

Ai nuk i komentoi informacionet se BDI do të shkojë me kandidatin e saj për president dhe se do të jetë lideri i partisë, duke theksuar se inkurajon Ali Ahmetin që t’i bashkohet garës për president.

Edhe Mickoski pret fitore në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare dhe konsideron se konsolidimi i opozitës shqiptare është një hap i mirë për demokracinë në vend. BDI, ka përsëritur ai, është mirë që të shkojë në opozitë që, siç tha, t’i nënshtrohet reformimit të brendshëm.

Nga BDI-ja thonë se nëse kanë kandidat për president, ai do të jetë serioz dhe do të duhet të bëhet një vlerësim i mirë.

Nënkryetari i BDI-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në lidhje me mundësinë e të qenit kandidat për president të vendit, thotë se “varet nga vlerësimet se ku është më i dobishëm” dhe se “lë që kjo të vendoset në strukturat e partisë”.

“Mendoj se nëse BDI ka një kandidat, ai është kandidat serioz për të fituar, por duhet bërë vlerësime të mira që të bëhet një ofertë e përshtatshme për kohën në të cilën jetojmë, sfidat që kemi dhe pritshmëritë e qytetarëve. Duhet llogaritur që të kemi një ofertë që nuk është për t’u testuar por për t’u fituar, tha Osmani në një dalje televizive.

“Pas largimit të krahun të Taravarit nga Qeveria dhe pas publikimit se do të jetë kandidat për president të vendit, ai mori mbështetje për aktivitetet e kongresit pardje në Shkup. Në kongres u miratuan ndryshime statutore për, siç paralajmëruan, heqjen e mosfunksionaliteteve në vendimmarrjen partiake, gjegjësisht u hoq pozita e kryetarit të Kuvendit të partisë të ish-liderit Zijadin Sela, si dhe kompetencat e organit – Kryesia e ngushtë e partisë. Sot është planifikuar edhe kongresi i mbështetësve të Selës, për të cilin është paralajmëruar shkarkimi i Taravarit, pasi ata kundërshtuan daljen e tij nga pushteti dhe anëtarësimin në koalicionin LEN.

Taravari dje në nënshkrimin e Deklaratës për bashkim me LEN-in tha se bashkëpunimi mes partive opozitare shqiptare po zyrtarizohet për herë të parë që nga viti 2011 dhe se shpreson që më 8 maj të ndodhë ndryshimi i shumëpritur në bllokun politik shqiptar.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon më 4 prill, ndërsa përfundon më 22 prill. Për zgjedhjet parlamentare, fushata nis më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, nuk do të ketë probleme edhe përkundër përputhjes së proceseve zgjedhore në fushatën parazgjedhore. Siç bëri të ditur ai, gjatë heshtjes parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale, fushata për zgjedhjet parlamentare do të duhet të ndalet për 48 orë për të shmangur abuzimet e mundshme.zhurnal

Të fundit