20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pas dy muajsh pauzë, sot në Gjykatën Penale vazhdon seanca për rastin “Titanik”

Pas dy muajsh pauzë sot në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”.

Rastin “Titanik” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore nga viti 2011, 2012 dhe 2013. Rasti “Titanik” ende është në fazën e provave.

Rastin e udhëheq, gjykatësi Osman Shabani, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga prokurorja publike, Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit që është në arratisje Nikola Gruevski, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boskovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Kiril Todorovski dhe të tjerë. Ata dyshohen për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të fondeve për financimin e fushatës zgjedhore.

Të fundit