24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Pasaporta shëndetësore” një nga metodologjitë e mundshme për hyrje të turistëve në Greqi

Pasaporta shëndetësore” është një nga metodologjitë për hyrje të sigurt në vend, që mund të vendoset gjatë kohës së sezonit turistik për udhëtim në Greqi, gjegjësisht turistët të testohen për Kovid-19 para se të futen në aeroplan, në vendet e tyre, sipas Ministrit grek të Turizmit, Haris Teoharis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në një intervistë për televizionin grek “Skaj”, Teoharis tha se një nga metodologjitë është për t’ju bërë testime atyre që vijnë, ndërsa për ta shpjeguar procesin e përdorin termin “pasaportë shëndetësore”, që në praktikë do të thoshte një turist nga Gjermania të testohet në Gjermani për Kovid-19, përpara se të mbërrijë në Greqi.

Por, ministri i Turizmit theksoi se është e nevojshme, ndërsa edhe ai personalisht bën presion që Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian, të ekzistojë marrëveshje e përbashkët evropiane për një lloj protokolli.

“Nëse të gjithë jemi dakord, atëherë testet mund të bëhën në hyrje, duke mbërritur në aeroporte dhe kështu kemi një metodologji shumë më të mirë dhe më pak probleme”, tha ministri Grek i Turizmit, por theksoi se kjo është e ndërlikuar sepse “një gjë është në aeroport, tjetër në kufijtë tokësorë, tjetër në porte, por në çdo rast duhet të gjendet një mënyrë reale e funksionimit “.

Sipas ministrit kompetent, qëllimi i Greqisë është që të hapen “portat për hyrje në vend” sepse, siç shpjegoi ai, turizmi është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe shtoi se fillimisht, ata po përqendrohen në korrik, gusht dhe shtator, ndërsa edhe në plan afatgjatë në shtator dhe tetor.

Ai sqaroi se ka interes nga jashtë, nuk ka më anulime të aranzhmaneve, ndërsa ata si Ministri janë në kontakt të vazhdueshëm me operatorët e mëdhenj turistik për t’i mbushur hotelet e mëdha.

“Ajo që presin operatorët turistikë është të bien dakord për procedurat shëndetësore, cilat do të jenë ato, në mënyrë që të krijojmë besim te mysafirët, vizitorët, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të shpallim një periudhë të qartë kohore, për të cilën po diskutojmë edhe me Organizatën Kombëtare të Shëndetit Publik për atë se kur fillon shpallja e afatit specifik kohor, në mënyrë që të mund të caktojmë një datë specifike për hapjen e hoteleve sezonale”, shpjegoi Teoharis.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, tha se turizmi është “një çështje shumë komplekse” për të cilën është e nevojshme të gjesh një zgjidhje për një numër aspektesh, siç është transporti dhe shtoi se edhe për këtë temë, si dhe për të tjerët që janë pjesë e planit të qeverisë për t’u rikthyer gradualisht në normalitet, javën e ardhshme, kryeministri grek Kirjakos Micotakis do t’i informojë qytetarët. sr/ls/fab

Të fundit