17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pensionistët kërkojnë rritjen e pensionit minimal

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut për disa ditë me radhë kanë protestuar me kërkesën për rritjen e pensioneve, pasi siç thonë, me të ardhurat që marrin nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet për ilaçe, e jo më për ushqime dhe shlyerjen e faturave për shërbimet komunale.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, janë të regjistruar rreth 333.000 pensionistë.

Por, pjesa më e madhe e tyre apo rreth 90.000 persona marrin pensionin më të ulët, që nuk kalon 12 mijë denarë apo 200 euro. Kategoria e dytë merr nga 200-250 euro, kategoria e tretë nga 250-300 dhe një pjesë më e vogël nga 300 euro e më lartë.

Pensionistët kërkojnë që pensioni më i ulët në Maqedoninë e Veriut të arrijë në 300 euro në muaj.

“Është e turpshme kur sheh pensionistët, të cilët kanë punuar për 40 vjet, dhe tani kërkojnë ushqim të hedhur nëpër kosha plehrash. Çfarë të bëjmë me këto pensione qesharake që marrim? Le t’ua japim atyre në qeveri ta shohin nëse do të mund të mbijetojnë, qoftë edhe një ditë. Të rinjtë po ikin, ekonomia është në gjendje të tmerrshme, shëndetësia gjithashtu. Askush nuk është i kënaqur në këtë shtet pasi gjendja sa vjen e rëndohet”, thotë Dimitar Angelovski, pensionist nga Shkupi.

Të fundit