11/09/2024
14.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pensionistët në protestë përpara Kuvendit: “4.000 denarë ndajmë vetëm për ilaçe, nuk na ngel asgjë”

Kërkesat e tyre janë të njëjta, rritje lineare të pensioneve dhe 18 mijë denarë pension minimal, gratë mbi 62 dhe burrat mbi 64 vjeç të mos paguajnë asgjë në shëndetësi, të lirohen nga participimi, si dhe shprehën pakënaqësi për masat antikrizë të qeverisë. Është turp, njerëzit në këtë moshë, mbi 65-70 vjet të malltretohen e të vijmë këtu, thotë nja nga pensionistët.

“Shëndetësinë nuk e kemi si duhet, ne jemi njerëz të sëmurë, nuk po mund të shërohemi, nuk kemi para për ilaçe. Secili nga ne, çdo muaj nga ato 12 mijë denarë të vobekta që marrim, 4.000 denarë japim vetëm për ilaçe. E ­çfarë ngelet për ne, mos dashtë Zoti të kemi fëmijë ose nipër për të mbajtur. Kjo është mizore që nuk ndodh askund në botë”, tha një pensionist.

Të fundit