17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për 114 % janë rritur aktivitetet për prerjen e paligjshme të druve, alarmoi Policia e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sivjet janë rritur aktivitetet për prerjen e paligjshme të druve, sikurse është rritur edhe sasia e druve të sekuestruar nga ky lloj i aktivitetit, transmeton Portalb.mk.

“Te aktivitetet operative në lidhje me prerjen e paligjshme të druve dhe shkatërrimin e pyjeve është evidentuar rritje për 112,5%, gjatë së cilës për 241,9% është rritur sasia e druve të sekuestruara”, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski sot ishte në vizitë pune në SPB Shtip dhe NJPB SVeti Nikollvë.

“Udhëheqësia e SPB Shtip informoi se gjatë gjysmës së parë të vitit 2023, vjedhjet e rënda në këtë rajon janë ulur për 21%, kurse ulje për 27% ka edhe te veprat penale nga fusha e kriminalitetit të përgjithshëm. Te veprat e krimit të organizuar është evidentuar ulje për 50%, kurse vlen të përmendet asgjësimi i grupit të organizuar kriminal i cili ka kryer stërshitjen e drogave narkotike të marihuanës, kokainës dhe amfetaminave”, raportoi Policia.

Policia theksoi rritjen për 150 % e rasteve kur janë shfrytëzuar dokumentet e falsifikuara për kalimin e kufirit.

Të fundit