-
Gjatë muajit të kaluar zyrtarët policorë të Sektorit për Punë tëBrendshme Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në KomunikacioninRrugor Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës, në 18 aksione kontrolluesedhe aktivitete të rregullta kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej1930 kundërvajtje.Në këto aksione kontrolluese, të kryera gjatë muajitdhjetor, ku janë përjashtuar nga qarkullimi 39 automjete për konstatim tëkundërvajtjeve, prej të cilave 26 për shkak të skadimit të regjistrimit deridhe mbi 30 ditë dhe 13 për shkak të defekteve teknike të konstatuara.Në muajin dhjetor janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 169 drejtuesmjetesh, nga të cilët 106 drejtonin pa patentë shofer, 26 nën ndikimin ealkoolit, 20 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet ligjore përkëtë kategori drejtuesish dhe 17 me ndalesë aktive për drejtim tëautomjetit. Po ashtu, në muajin në fjalë janë konfiskuar përkohësisht 4automjete për regjistrim të skaduar për më shumë se gjashtë muaj, 79leje shoferi dhe 36 leje komunikacioni, ndërsa “shërbimi komunal imerimangës” së tetovës ka ngritë gjithsej 493 automjete të parkuarailegalisht, kryesisht në zona qendrore e Tetovës, ku dinamika epërgjithshme e komunikacionit dhe frekuenca e automjeteve dhekëmbësorëve është më e lartë. Muajin e kaluar janë shqiptuar gjithsej491 masa për shpejtësi të papërshtatshme sipas kushteve të rrugës,gjegjësisht për shpejtësi tej normave të lejuara, 30 për mosrespektim epërparsis së kalimit e kështu me radhë.TV KOHA







