Një ditë para shpërbërjes, Kuvendi punoi gjithë natën. Në seancën e 135-të përfundoi debati për Propozim ligjin për prokurori, ndërsa votimi siç tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhafer do të bëhet kur koordinatorët e grupeve parlamentare do të sigurojnë shumicën e nevojshme dhe tha se do të njoftojë në mënyrë plotësuese për vazhdimin e seancës
Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me shumicë votash 62 “pro”, 26 “kundër” dhe asnjë abstenim e shkarkoi Rashela Mizrahin, nga posti i ministres teknike për Punë dhe Politikë Sociale.
Kryeministri Oliver Spasovski duke elaboruar Propozimin për shkarkimin e ministres Mizrahi tha se kam kërkuar që Mizrahi të shkarkohet pas një serie paraqitjesh ku ajo shkeli rëndë ligjet që rregullojnë emrin kushtetues të vendit. Në qeveri nuk e korrigjoi këtë sjellje.
“Në Qeveri nuk e korrigjonte këtë sjellje të saj. Secili duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet, ndërsa institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë të papenguar”, tha kryeministri. Shprehu shpresë se VMRO-DPMNE do të tregojë kapacitet demokratik dhe do të propozojë kandidat të ri për ministër.
Mizrahi, ndërkohë theksoi se në vend që ta kritikojnë punën e saj, ka qenë shënjestër e sulmeve antisemitike.
“Marrëdhëniet e përkeqësuara ndërnjerëzore, mungesa e vlerave, sistemi i rrënuar, fshehja e problemeve, qytetarë të dëshpëruar, punonjësit e frikësuar në MPPS, këto janë problemet në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Ende pa hyrë në ministri si gruaja e parë hebreje në historinë e Maqedonisë e emëruar për ministre në Qeveri, kam qenë cak i sulmeve antisemitiste nga njerëz që as nuk zgjedhin mjete, as mënyra e as fjalë. Kështu që në vend që të kritikonin punën time, ata kritikuan përkatësinë time fetare dhe kombëtare dhe më shënuan me një yll të verdhë”, deklaroi Mizrahi.
Deputetët e votuan Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të Kodit zgjedhor dhe Propozim ligjin për personat ne paevidentuar në librin amë të të lindurve me procedurë të shkurtuar.
Kryeministri Spasovski theksoi se vendi ynë është në një periudhë shumë të rëndësishme kur duhet të organizohen zgjedhje korrekte, demokratike dhe të përfundojnë aktivitetet për anëtarësimin në BE dhe NATO. Prandaj të bëjmë çmos që të japim sa më shumë argumente pozitive për të marrë datë për fillimin e negociatave.
“Tani është koha për të dhënë maksimumin për qytetarët dhe shtetin, për të lënë mënjanë interesat partiake dhe personale. Qeveria duhet të sigurojë vazhdimësinë e institucioneve, sundimin e së drejtës. Kemi përgjegjësi historike për organizimin e zgjedhjeve si që i kanë hije demokracisë evropiane. I bëj thirrje opozitës – përgjegjësia për zbatimin e zgjedhjeve është edhe juaja, jo vetëm e shumicës parlamentare. LSDM dhe koalicioni treguan se si organizohen zgjedhjet dhe si qeveriset me shtetin në mënyrë demokratike. Tani është koha që VMRO-DPMNE të inkurajohet, të pranojë dhe zbatojë standarde demokratike, koha e kalkulimeve duhet të mbarojë”, tha Spasovski.
Ai tha se kanë raporte korrekte me BDI-në dhe pret që ashtu siç e kanë filluar koalicionin ashtu edhe ta përfundojë lidhur me këto vendime ligjore.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në Negotinë shfaqi bindjen se ligjet do miratohen, se Kuvendi do të shpërndahet në kohë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill.
“Parlamenti nuk duhet të lejojë që me çfarëdo lojëra dhe çfarëdo plane të shkelet procesi i diskutimit – të drejtat e deputetëve dhe në fund e drejta të votohen ligjet. Mund të ketë dy të tretat, mund të mos ketë dy të tretat, por është e rendit, korrekte dhe e ndershme para shtetit të japim mundësi të votohen këto ligje të rëndësishme”, tha Zaev.
Zaev theksoi se koalicioni me BDI-në funksionon. “Gjithsesi që dje nga sekretari i përgjithshëm i partisë me paraqitjen e tij dërguam mesazh serioz për përgjegjësinë para shtetit. Synimi ynë i vetëm është para shpërndarjes të Parlamentit të japim shans të votohen ligjet – jo vetëm ligjet me dy të tretat, Kodi Zgjedhor, shkarkimi i ministrit të Punës dhe Politikës Sociale dhe disa zgjidhje legjislative, duke shpenzuar kohën e nevojshme të llogaritur deri në mesnatë më 16 shkurt kur janë afatet e fundit për shpërndarjen e Parlamentit”, tha kreu i LSDM-së.
Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski deklaroi se nuk guxon sërish të bllokohet dhe t’i nënshtrohet obstruksionit miratimi i ligjeve për PP-në dhe për Këshillin e PP-së të cilat bazohen në reformat në jurisprudencë dhe garantojnë drejtësi joselektive dhe përgjegjësi për të gjithë. Duhet të krijohen kushte që ato të sillen para shpërndarjes së Parlamentit.
Sipas tij, nuk ka përkeqësim në marrëdhëniet me partnerin e koalicionit BDI sepse edhe ata angazhohen për miratim të këtyre ligjeve para shpërndarjes së Kuvendit.
Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, në një status në Fejsbuk shkruan se partia e tij i përkrahë ligjet që janë në procedurë parlamentare dhe se janë të bindur që të njëjtat do të kalojnë para shpërbërjes së Kuvendit.
“Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah tërësisht ligjin për prokurori publike, ligjin për këshillin e prokurorëve publik, ligjin për mbrojtje, kodin zgjedhor me korrigjimin e njësive zgjedhore, si dhe Marrëveshjen e Prespës, të Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë. Jemi të bindur se të gjitha këto ligje dhe vendime do të merren para shpërbërjes së Kuvendit. Zgjedhjet e parakohshme u dakorduan konsensualisht tek presidenti Pendarovski dhe paparashikueshmëria politike nga cila do palë është joserioze dhe e paqëndrueshme për vendin tonë”, shkruan Grubi në Fejsbuk.
Xhaferi për sot e caktoi seancën e në ora 13 . Në rend dite janë Propozim ligji për PP dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë. .
MEDIAL.mk