Në ndërtesën e parlamentit të Hong-Kongut sot shpërthyen trazira, me ç’rast sigurimi përjashtoi nga salla disa deputetë, përderisa një deputet u lëndua dhe u nxor me mbajtëse të Ndihmës së Shpejtë.
Incidenti ndodhi pasi që një deputete prokineze tentoi të shpallet kryesuese e takimit tl komisionit parlamentar i cili diskutoi për ndërprerje të bllokimit disamujor të parlamentit dhe propozim ligjit kontrovers për vendosje të përgjegjësisë penale për keqpërdorim të flamurit shtetëror në Hong-Kong.
Pas mbledhjes së bujshme dhe akuzave të ndërsjella, erdhi deri te konflikti fizik, pas të cilit intervenoi sigurimi i parlamentit dhe filloi t’i nxjerrë nga salla deputetët prodemokratë. ab/