17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përplasjet për Kushtetutën vazhdon edhe jashtë Kuvendit, VMRO: Nuk votojmë ndryshimet

Debati për ndryshimet kushtetuese vazhdon edhe jashtë Kuvendit mes dy partive më të mëdha të bllokut maqedonas, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Partia e Micskoskit thotë se Kovaçevski dhe LSDM-ja po humbin deputetë dita ditës duke marrë si referencë 70 votat e djeshme për votimin e rendin të ditës ku si pikë e vetme është ndryshimi i Kushtetutës. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Hristjan Micskoski se VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar. Ai thotë se këto ndryshime interferojnë drejtpërdrejtë me identitetin maqedonas dhe se deputetët e VMRO-së nuk do shkelin mbi historinë e Maqedonisë.

Deklarat: Hristjan Micskoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Mickoski pranoi ndryshime kushtetuese” ishte për muaj të tërë fraza e rreme e Kovaçevskit dhe e qeverisë, por edhe teza e asaj pjese të partive politike të motivuara nga pushteti për të qenë opozitarë të opozitës duke u shtirur si patriotë të shqetësuar dhe duke thënë me këmbëngulje prej muajsh. se VMRO-DPMNE do të dorëzohet para ndryshimeve kushtetuese. Prej dje është krejtësisht e qartë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar. Nuk ka përkulje kur është fjala për dinjitetin dhe nderin e popullit dhe të Maqedonisë.Me atë foton e djeshme, të vogëlushëve të frikësuar nga qeveria, të ulur pranë njëri-tjetrit, duke mbajtur frikën e njëri-tjetrit, përfundon një brez famëkeq politikanësh që mendonin se për kënaqësitë dhe përfitimet personale mund të ishin mbi popullin dhe interesat e tyre. Ato janë edhe vazhdimësi e një tradite të keqe, tridhjetëvjeçare në Maqedoni, të individëve që në politikë pasurohen nga kurrizet e popullit, të popullit të vuajtur dhe i shesin duke i bindur se po i shpëtojnë”

Seanca e djeshme e Kuvendit tregoi se VMRO-ja është padyshim kundër BE-së, dhe Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski – akuzojnë përmes një reagimi me shkrim nga LSDM e Kovaçevskit. Sipas LSDM-së, partia e Mickoskit dhe Levica dje kanë treguar se nuk kanë asnjë argument dhe se nuk dinë të diskutojnë e të bëjnë debat.

Deklaratë: Nenad Kociç – Deputet i LSDM-së
Dje u konfirmua edhe një herë se LSDM-ja dhe të gjitha partitë politike dhe aktorët e frontit pro-evropian janë të vetmit që mendojnë mirë për shtetin, mendojnë mirë për qytetarët dhe janë pro integrimit të shtetit në BE. Por edhe dje në seancën e Kuvendit u dëshmua se e vetmja ideologji e DPMNE-së dhe e së Majtës janë bllokada dhe zvarritja. 80% e qytetarëve maqedonas me orientim pro-evropian do të kujtojnë dhe nuk do t’i falin ata që bllokojnë rrugën drejt BE-së pa asnjë arsye. Të gjithë e mbajmë mend shumë mirë se si qeveria e Nikolla Gruevskit ia mbylli rrugën BE-së dhe NATO-s dhe si kundërshtoi Hristijan Mickoski dhe deputetët e tij votuan kundër anëtarësimit në NATO.Në seancën e djeshme pamë se Mickovski është si Nikolla Gruevski. Dhe ai dëshiron ta tërheqë vendin edhe 11 vjet pas për asgjë, vetëm për vendin e tij në Shtëpinë e Bardhë”.

Ndërkaq pëmes një shkrimi ka reaguar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i cili u bën thirrje opozitës maqedonase që të reflektojnë pozitivisht dhe të votojnë ndryshimet kushtetuese në të mirë të ardhmërisë së vendit. Ai shton se sot shumëkush mendon dhe guxon të pengojë ardhmërinë evropiane duke manipuluar e tentuar të përfitojë nga situata e brishtë politike, veprim që është i rrezikshëm dhe mund t’i kushtojë vendit edhe shumë vite tjera pritje.

Grafikë: Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së
 “Mbi supet e të gjithë deputetëve është përgjegjësia e së ardhmes përparimtare që nuk ka shteg tjetër përveç Bashkimit Europian, andaj është koha të dëshmojmë pjekuri, të mos vonohemi drejt përmbushjes së këtij misioni jetik për ne dhe fëmijët tanë. Bëj thirrje deri te gjithë kolegët deputetë, në veçanti deri te opozita që të reflektojnë sa nuk është vonë, të mos lejojnë që emrat e tyre të mbahen mend si shkaktar të stagnimit të vendit. Rruga drejt Bashkimit Europian nuk do të ndalet, por sot më shumë se kurrë duhet vepruar që hapi të përshpejtohet dhe të realizohet qëllimi madhor deri në vitin 2030”.

Të premten,  pas votimit të pikës së rendit të ditës, debati për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese përfundoi pa u votuar, për faktin se nuk kishte shumicë prej 80 votave, me çka kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën. Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht për vazhdimin e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian./Tv Koha/

Të fundit