15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pishinat e sigurta, uji i pastër dhe sipas standardeve

Pishinat për rekreacion janë të sigurta për shfrytëzim dhe uji brenda tyre është i pastër. Kështu thotë mjeku Ratko Davidovski në Institutin për shëndet në Tetovë, duke aluduar në rezultatet e analizave të ujit që bëhen çdo javë nëpër pishina. Davidovski thotë shteti i Maqedonisë së Veriut nuk ka rregullativë që e rregullon çështjen e analizave por se ata veprojnë në bazë të standardeve shkencore për siguri të qytetarëve që shfrytëzojnë pishinat.

Deklaratë: Ratko Davidovski – Mjek
“Inspeksioni sanitarë i  obligon pishinat për rekreacion dhe për not që të bëjnë testime të rregullta të kualitetit të ujit. Më optimale është që një herë në javët të bëhen testime mikrobiologjike dhe një deri në dy herë testime kimike të ujit.  Këtë vit sezoni ka qenë i shkurtët. vetëm 3 javë kemi pasur temperatura të larta. Kemi kryer testime në 5 pishina. Jemi shumë të kënaqur me rezultatet. Të gjitha janë në suaza të standarteve, patjetër të them se ne si shtet nuk kemi ligj të caktuar por kemi standarde me të cilin shërbehemi për të cilësuar kualitetin e ujit nëpër pishina”

Nga ana tjetër, Zeqir Idrizi pronar i Aqua ParkTetovë kryen testime çdo javë dhe se uji është sipas standarteve të parapara. Megjithatë, ai thotë se moti i ligë gjatë kësaj vere, ka bërë që numri i vizituesve të bie. Megjithatë, pasi që u largua shiu që zgjati gati një muaj, ai thotë se vizitat u shpeshtuan dhe kulmuan me ardhjen e mërgimtarëve nga jashtë.

Deklaratë: Zeqir Idrizi – Pronar i Aqua Park Tetovë
“Sezoni në përgjithsi ka qenë i mirë, muaji i 6 në fillim ishte pak më dobët, kemi pas rreshje të shpeshta. Korriku ka qenë mauj i mirë, temperatura të larta. Kemi pas një numër të madh të vizituesve, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë. Të cilët vijnë ta vizitojnë Tetovën po ashtu edhe neve. Përndryshe muajin e tetë ka rënë pak intetnziteti i punës për shkak se mërgimtarët janë larguar një pjesë.  Një pjesë ka qenë edhe nëpër pushime, por përsëri kemi vizitues por vijnë në orët më të vona.  Pas orës 12 më shumë sepse koha është më e ngrohët atëherë. Një numër i madh i të rinjve vijnë përsëri me qenë se kushtet i kemi të mira, uji filtrohet dhe pastrohet, çmimet janë të volitshme dhe gjithçka është në rregull”.

Qytetarët që viztojnë këto pishina shprehen të kënaqur me kushtet që u ofrohen. Për shkak të punës, frekuentimi më i lartë ndodhë gjatë vikendit kur edhe organizohen aktivitet të ndryshme për fëmijë./Tv Koha/

Të fundit