04/10/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nëse nuk ka gjendje të re të jashtëzakonshme, zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik

Megjithëse Qeveria ende nuk ka deklaruar zyrtarisht nëse është e nevojshme gjendje e re e jashtëzakonshme, sipas deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, është e sigurt që nuk do të ketë vazhdim të ri. Ata argumentojnë se nuk ka nevojë për një gjendje të re të jashtëzakonshme dhe se vëmendja tani duhet të jetë në vazhdimin e veprimeve zgjedhore, sipas afateve kushtetuese dhe ligjore, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 korrik.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se gjendja e jashtëzakonshme deri më tani është miratuar për shkak të masave ekonomike për t’i ndihmuar qytetarët dhe ekonominë. Qeveria nuk e sheh nevojën për të sjellë një paketë të katërt të masave ekonomike sepse deri në vjeshtë do të realizohet pakoja e tretë e masave ekonomike që është miratuar tashë.

“Nuk ka asnjë arsye që Qeveria të kërkojë gjendje të re të jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë bazë për ta arsyetuar atë. Prandaj, afatet e zgjedhjeve mbeten siç përcaktohen me ligj dhe Kushtetutë, ndërsa ai afat është 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, pra më 5 korrik”, deklaroi Zaev. Gjendja e jashtëzakonshme, siç thekson kryetari i LSDM-së, nuk ka asnjë lidhje me masat kufizuese që lidhen me pasojat shëndetësore të koronavirusit.

Edhe ministrja e Mbrojtjes dhe kryetare e LSDM-së tha se gjendja e jashtëzakonshme nuk mund të vazhdohet një kohë të pacaktuar sepse vendi nuk mund të funksionojë pa Parlament dhe duhet të zgjidhet qeveri me legjitimitet të plotë politik.

“Asnjë shtet demokratik nuk mund të lejojë kaq gjatë të funksionojë pa Kuvend. do të thotë, çështja e datës nuk është çështje e dëshirave të dikujt. Çështja e datës është çështje nëse duam që shteti të funksionojë në kapacitet të plotë”, deklaroi Shekerinska.

Artan Grubi nga BDI tha që partia e tij mbetet e përkushtuar për mbajtjen e zgjedhjeve në korrik, duke shprehur besim se të gjitha partitë do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Jam i bindur që çdo datë të cilën e caktojmë për zgjedhjet, të gjitha partitë do të marrin pjesë, sepse nuk mund ta lejojnë luksin të mos marrë pjesë në zgjedhje që njihen nga të gjitha institucionet dhe bashkësia ndërkombëtare dhe me monitorimin e OSBE/ODIHR”, tha Grubi. Ai beson se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të mundshme, duke bërë të mundur votimin për disa ditë – një ditë do të votonin pensionistët, ditën e dytë ata në izolim, dhe pjesën tjetër në ditën e tretë.

Sa i përket nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhje, qëndrimi i BDI-së është se bojkoti nuk solli sukses për asnjë parti politike, ata nuk duan të ndërhyjnë në vendimet e partive të tjera, por theksojnë se deri më tani ata nuk e kanë dëgjuar fjalën bojkot nga opozita.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, nga ana tjetër, beson se ne nuk duhet të nxitojmë dhe se është e papërshtatshme të mendojmë fare për zgjedhjet në një situatë kur kemi më shumë se njëqind të infektuar në ditë dhe disa të vdekur. Ata thonë se çelësi për përcaktimin e datës së zgjedhjeve është gjendja shëndetësore me koronën.

Vendimi i i fundit, i katërt për gjendje të jashtëzakonshme 14-ditëshe e solli presidenti Stevo Pendarovski më 30 maj, pas mbledhjes së Këshillit të sigurisë. Sjellja e këtij vendimi, tha ka për qëllim vetëm t’i mundësojë Qeverisë dhe institucioneve në mënyrë efikase tl përballen me, para së gjithash, siç tha, sfidat shëndetësore, por edhe ekonomike-sociale lidhur me krizën e shkaktuar nga koronavirusi dhe nuk duhet të sillet në korealcion me procesin zgjedhor.

Vendimet e shefit të shtetit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi për shkak të shpërndarjes së tij. Nëse përbërja parlamentare nuk do të ishte shpërndarë, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi do të duhej t’i sillte vendimet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është paraparë me Kushtetutë.

Për zgjedhjet edhe për gjendjen me Kovid-19, mbrëmë me liderët të LSDM-së Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në telefon ka biseduar eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Oliver Varhei.

Siç ka publikuar Varheji në Tuiter, temë e diskutimit kanë qenë ndodhitë shëndetësore, politike e ekonomike në vend dhe gjendja me Kovid-19.

“Sonte kamë biseduar me liderët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që të theksojmë rëndësinë për zgjedhje të lira, korrekte dhe inkluzive në Maqedoni të Veriut duke marrë parasysh situatën me Kovid-19 si dhe nevojën e masave efikase për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar mes tjerash Varheji në Tuiter.

Presidenti Pendarovski, duke filluar prej 18 marsit solli tre vendime për shpallje tl gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditëve, ndërsa e fundit 14 ditë. sn/

Të fundit