28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Peter: Kompanitë të sjellin vendime menjëherë dhe tani, të mos presin për shkak të zgjedhjeve

Drejtorët e kompanive të mos i shtyjnë vendimet për shkak të zgjedhjeve, por t’i sjellin menjëherë dhe tani, porositi kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Shtefan Peter para fillimit të takimit të sotëm të punës me ekipin qeveritar ekonomik në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Biznesi, theksoi peter, duhet të vazhdojë dhe të avancohet.

Siç deklaroi, tema kyçe në takim do të jenë problemet më të hidhura të kompanive – doganat dhe ikja e kuadrit profesionist nga vendi. Do të bisedohet, tha, edhe për reformat ekonomike të cilat janë të nevojshme.

“Ky takim është shumë i rëndësishëm për ne dhe vjen në një kohë të shkëlqyer sepse këtu jemi që ta respektojmë Marrëveshjen e Përzhinos, se Parlamenti është në pauzë. Por, në pauzë nuk janë edhe ekonomia globale dhe ajo në Maqedoninë e Veriut, e nuk ndalon as sektori i biznesit. Edhe për atë nuk ka pauzë. Iu bëj thirrje drejtorëve të firmave, edhe atyre të huaja edhe atyre vendore, të mos presin me sjelljen e vendimeve pas zgjedhjeve, por të reagojnë menjëherë dhe të sjellin vendime tani”, potencoi Peter.

Përmendi edhe se Këshilli nuk adreson probleme deri te Qeveria, por zgjidhje.

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështje Ekonomike, e cila e kryeson ekipin qeveritar në takim, theksoi se me përkushtim punon në harmonizimin e ofertës dhe kërkesës së tregut të punës. Tashmë janë realizuar, informon, edhe dhjetëra për qind të propozimeve të kompanive të cilat janë përmendur në Librin e Bardhë për vitin 2018.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me problemin e biznesit dhe doganave, zëvendëskryeministrja u përgjigj se në takim ka përfaqësues të Drejtorisë Doganore dhe nga Ministria e Financave. “Është me rëndësi që të diskutohet dhe kur do të sillet zgjidhje finale, kjo të ketë mundësi të zbatohet dhe të jetë në interes për të gjitha palët e prekura. Unë jam e sigurt se në periudhën e kaluar do të gjendet zgjidhje”, plotësoi Carovska.

Këshilli i Investitorëve të Huaj përfaqëson 130 kompani në vend. fc/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/160385692065175/

Të fundit