Andrej Petrov nga LSDM në emisionit 24 Analiza në Tv 24 tha se skenari apokaliptik se sistemi energjetik do të shembet ka rezultuar i gabuar dhe në krizën më të madhe qeveria i ka përballuar sfidat me resurset që ka.
“Këta janë tregues të mirë të asaj që është bërë. Shteti ka prioritetet e tij, dje Chole ka dërguar mesazh se është prioriteti i vendit kur do të kryesojë OSBE-në. Një aksion për pastrimin e krimit është nisur dhe pranuar nga të gjithë anëtarët. Këto janë tema më të rëndësishme se tema e zgjedhjeve. Jemi të përkushtuar për tejkalimin e krizës. Parlamenti është në një situatë komplekse që duhet kapërcyer me bisedime”, thotë Petrov.