28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Petrovska: Vendimi për minierat do të shqyrtohet përsëri, dëgjojmë reagimet e opinionit

Protesta kundër paralajmërimeve për hapjen e minierave të reja në rajonin e Strumicës, pasi që qeveria vendosi që të sjell vendim për bashkimin e koncesioneve për Illovica dhe Shtuka, tregoi se disa ministra të Qeverisë janë kundër vendimit të Qeverisë, pjesë e të cilës janë edhe vetë.

Por, për ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrvoska kjo nuk do të thotë se është një manipulim, por dëgjim i reagimeve të qytetarëve.

Në pyetjen se a ndjehen të manipuluar nga ky vendim i Qeverisë, Petrovska me përgjigje:

“Mendoj se është term i rëndë manipulimi. Ajo që ne deshëm të tregojmë me reagimin, ishte një tregim se ne i dëgjojmë reagimet e opinionit. Ne i shohim reagimet në rrjete sociale, kur thonë se ne nuk e kemi ditur se çfarë ndodh në seancë.

Ne mund të të kërkojmë revizion të një vendimi, dhe ky nuk është një dobësim, por guxim për ministrat që të kërkojnë. Pres që në seancën e nesërme, siç paralajmëroi kryeministri ky vendim të shqyrtohet sërish”, tha Petrovska për “TV21”.

Të fundit