24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Izet Mexhiti sot promovon Lëvizjen e Re Demokratike

Izet Mexhiti sot promovon Lëvizjen e Re Demokratike. Në një deklaratë për Alsat, Mexhiti tha se këtë hap e kanë marrë pasi në BDI nuk është dëgjuar mendimi ndryshe, pasi të gjitha ata që mendojnë ndryshe u diferencuan dhe u shkarkuan nga pozitat qeveritare dhe partiake. Ai tha se e gjithë kjo u rrumbullakësua me zgjedhjet nëpër degë në mënyrë të dirigjuar. Mexhiti thotë se kanë ardhur në konstatimin se janë shterë të gjithë mundësitë për të dhënë kontribut brenda BDI-së. I pyetur se a do të jenë pjesë e Lëvizjes edhe Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti, ai tha se ata do të vendosin vetë nëse do të vazhdojnë kauzën e nisur dhe do të dëshmojnë nëse rrugëtimin e kanë nisur me sinqeritet ose do të mbeten si fraksion ose do të kthehen në BDI.

“Sot i kam ftuar të gjitha strukturat me të cilët e kemi nisur këtë rrugëtim, për të bashkëbiseduar, për të konstatuar se jemi të përjashtuar nga BDI, për të dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe se nuk jemi më anëtarë të BDI-së dhe bashkë me ta për të gjetur edhe rrugën se si do të vazhdojmë tani e tutje, me siguri do të shkojmë drejtë formimit të një Lëvizje të Re Demokratike, e cila do të artikulon zërin opozitar, zërin e pakënaqur, votuesin e pakënaqur dhe e shfrytëzoj rastin tu bëjë apel që tash e tutje të bashkëngjiten të gjithë intelektualët e pavarur, të gjithë ata që janë dëshmuar në fusha të ndryshme të shoqërisë, kanë kontribuuar për shoqërinë dhe të gjithë ata që janë në subjekte të ndryshme e janë të pakënaqur do e kenë derën e hapur në Lëvizjen e Re Demokratike”, tha Izet Mexhiti, Lëvizja e Re Demokratike. /Alsat.mk

Të fundit