Teatri për fëmijë Pinoku dje ka vënë në skenën e qendrës për kulturë në
Tetovë shfaqjen Kësulëkuqja në udhëkryq, një shfaqe edukative,
interesante, interaktive dhe informues e cila në fokus ka edukimin e
fëmijëve mbi sinjalistikën rrugore. Kjo shfaqe do të vendoset në skenë
disa herë në mënyrë që të gjithë fëmijët e shkollave fillore të qytetit,
Çerdheve dhe qendrave ditore të kenë mundësi ta ndjekin të njëjtën.
Përveç Tetovës shfaqja do të jetë edhe në qytetet e tjera shqipfolëse por
edhe në shkolla të ndryshme rurale ku do të jenë të ftuar.
Në shfaqe luajn 3 aktorë, Behar Nesimi, Muhamed Hajdari dhe Sheqerie
Ilazi. Mësueset shoqëruese të fëmijëve shprehen se kjo shfaqe është e
mirëseardhur dhe në përputhje me kurrikulat e tyre mësimore, ndërsa
inkurajojnë artistët që aktivitete të tilla të jenë më të shpeshta në të
ardhmen.TV KOHA