24/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Plevneliev: Maqedonia të mos fokusohet vetëm te Bullgaria, të bëjë reformat e nevojshme për anëtarësim në BE

“Gjatë forumit Globsek kam pasur biseda me kryeministrin e RMV-së Dimitar Kovacevski dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani. U thashë se kur fokusohen vetëm në Bullgari dhe nuk bëjnë reformat e nevojshme në Republikën e Maqedonisë, nuk tregojnë se janë të gatshëm t’i integrojnë vlerat evropiane në veprimet dhe reformat e tyre, në vendimet e tyre politike. Unë u thashë atyre: “Ju thjesht po bëni një gabim të madh”.

Kështu ka deklaruar ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev në një intervistë për “BGNES”. Ai u kujtoi politikanëve tanë se jo vetëm Bullgaria, por edhe Rumania dhe Kroacia, si dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit, bënë reforma shumë të thella, domethënë të gjithë duhej të ndryshonin të paktën 6.000 ligje dhe rregullore.

“Të gjithë sakrifikuan shumë. Ne duhej të arrinim jo vetëm unitet politik, por edhe unitet në nivel social dhe qeveritar në të gjithë BE-në. I thashë kryeministrit Kovaçevski shumë drejtpërdrejt dhe qartë: “Më trego sa reforma ke bërë nga këto 6.000?” Më tregoni nëse keni arritur konsensus politik apo social?” Sepse nëse thjesht uleni mënjanë dhe ankoheni për “Bullgarinë e keqe”, pa bërë reformat e nevojshme, nuk do të ndodhë! Unë i thashë: Mos u fokuso në Bullgari, fokusohu në vlerat evropiane”, tha Plevneliev, raportojnë mediat bullgare.

Ai kërkoi nga Maqedonia që të zbatojë ndryshimet kushtetuese.

Të fundit