Të tjera lajme

Prerja e drunjëve përplas komunën me shoqatat ekologjike

Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se prerja e drunjëve në bulevardin përgjatë tregut të gjelbër është bërë me rekomandim të ekspertëve. Sipas komunës së Tetovës në vend të drunjëve të prerë janë mbjellur fidane të reja të llojit Katalpa.Nga pushteti lokal në Tetovë sqarojnë se prerja e drunjëve në këtë lokacion ka qenë e domosdoshme për shkak se drunjtë e vjetër kanë përbërë rrezik për qytetarët.“Drurët e prerë më herët, që gjendeshin në shtegun për këmbësorë, tek Tregut të Gjelbër, sipas  rekomandimeve profesionale Jane Acevskit, ekspert ndërkombëtar në inxhinierinë ekologjike, ishin të vjetër dhe të dëmtuar, duke paraqitur rrezik për qytetarët. Rrënjët e tyre kishin dëmtuar trotuaret dhe mund të shkaktonin aksidente. Për më tepër, ata nuk përmbushnin më standardet urbane dhe përbënin pengesë për krijimin e një hapësire funksionale dhe të sigurt për të gjithë”, deklaroi Besata Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.
Në ndërkohë ditë më parë, reaguan nga shoqata “Më mirë për Tetovën” lidhur me prerjen e drunjëve në afërsi të tregut të gjelbër.Nga kjo shoqatë akuzuan komunën e Tetovës se prerja e tyre ndikon keq në ndotjen qytetit. Më tej, në reagimin e shoqatës Më mirë për Tetovën” thonë se projekti i filluar nga udhëheqësia e mëparshme mbetet i papërfunduar, duke lënë një hapësirë gjysmë të ndërtuar që s’ka asnjë funksion real.
“Ironikisht, në të njëjtin vend, vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura një sërë problemesh që prekin drejtpërdrejt qytetarët.Inspektorati ende nuk ka arritur të largojë tezgat nga trotuari, duke penguar qarkullimin e këmbësorëve.Projekti i filluar nga udhëheqësia e mëparshme mbetet i papërfunduar, duke lënë një hapësirë gjysmë të ndërtuar që s’ka asnjë funksion real.Mbeturinat vazhdojnë të grumbullohen, duke e kthyer këtë pjesë të qytet në një vatër të ndotjes dhe një zonë ku enden qentë e pastrehë.Kaosi
në trafik është i njëjtë veturat vazhdojnë të parkohen në mënyrë të parregullt, duke shkaktuar kolona dhe kaos në lëvizjen e qytetarëve” akuzuan nga shoqata “Më mirë për Tetovën”.
Përderisa nga shoqata “Më mirë për Tetovën“ akuzuan se prerja e drunjve është ikje nga problemetreale që ka qyteti i Tetovës, nga komuna e Tetovës thonë se këto aktivitete ndihmojnë në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së ajrit.Akuza për prerje të drunjëve janë bërë në vazhdimësi në adresë të komunës së Tetovës.Më të ashpra ishin përplasjet kur është rindërtuar rruga “Strasho Pinxhur” dhe gjatë fillimit të punëve në bulevardin “Boris Kidriç”.Nga komuna e Tetovës gjithnjë janë arsyetuar se prerja e drunjëve bëhet sipas rekomandimeve të ekspertëve dhe në vend të tyre mbjellen drunj të ri. TV KOHA

Të fundit