Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Koalicioni I partive VLEN, si duket janë shumë larg bashkëpunimit për zgjedhjet lokale në muajin tetor të këtij viti, sidomos në komunat ku rrezikohet që mos zgjidhet kryetar komune shqiptar. Edhe pse zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në emionin On Time në Televizionin Koha, tha se partitë shqiptare duhet të bashkëpunojnë që mos rrezikohet të mos ketë kryetarët shqiptarë si në Kërçovë ashtu edhe Strugë, megjithatë deklarimi I tij se do të ketë bashkëpunim me VMRO-DPMNE në disa komuna, ka trazuar ujrat në skenën politike shqiptare.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë qëndrim të prerë se nuk do të bashkëpunojnë me partitë e koalicionit VLEN duke kërkuar nga ata që të mos bëhen në krah me VMRO-DPMNE-në.
Arber Ademi Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se në vjeshtë duhet të mbahen
zgjedhje të përbashkëta lokale dhe parlamentare për shkak se siç thonë legjitimitetit të vjedhur.Ndërkaq, sonte në emisionin On Time në Televizionin Koha është i ftuar Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.Emisioni do të transmetohet në orën 21.30 pas lajmeve të orës 21.00 dhe në të gjitha rrjetet sociale të Televizionit Koha.







