Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Kosovës.
Nga Kabineti i presidentit informojnë se është paraparë që në Prishtinë ai të realizojë takime me presidenten Vjosa Osmani Sadriu dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Në Pejë, presidenti Pendarovski do ta vizitojë Komandën Rajonale – Perëndimi në KFOR, ku është paraparë të realizojë takim me komandant kolonel Françesko Ferara dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut në kuadër të KFOR-it.