27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prezantim i rezultateve nga hulumtimi për korrupsion në universitete në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Serbi

Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim – IHSE sot organizon tryezë të rrumbullakët me temë “Universitete pa korrupsion në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi”, ku do të prezantohen rezultatet preliminare nga anketa për perceptim të studentëve për korrupsion në arsimin e lartë në të tri vendet.

“Hulumtimi është kryer përmes shfrytëzimit të teknikës në maj 2023, në mostër prej 300 studentëve në secilin vend. Gjatë krijimit të mostrës mbahej llogari të sigurohet përfaqësimi proporcional i universiteteve në mostër sipas numrit të studentëve, si dhe universitetet më të vogla të prëfaqësohen në numër të konsiderueshëm statistikor të të anketuarve”, kumtoi organizuesi.

Projekti “Universitete pa korrupsion në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi” është mbështetur me grant rajonal të SMART BALLKAN – Shoqëri civile për Ballkan të ndërlidhur Perëndimor, projekt rajonal i implementuar nga Qebdra për promovim të shoqërisë qytetare, Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave dhe Institutit për demokraci dhe mediacion dhe financiarisht i mbështetur nga Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme.

Të fundit