(MIA) – Instituti për Demokraci “Societas Civilis” sot do t’i prezantojë rezultatet e monitorimit të punës së Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.
Në periudhën e kaluar, Instituti ka zbatuar monitorim mbi punën e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për vendimet dhe proceset e marra që i udhëheq Komisioni nga formimi e deri në shtator të vitit 2019.
Qëllimi kryesor për monitorim ishte ndjekja e aktiviteteve të KSHPK-së dhe vendimet e marra pas lëndëve të hapura për dyshime të ndryshme për korrupsion dhe/apo përplasje të interesave.
Raporti, siç thonë nga Instituti, mbështetet në analizën e dokumenteve që publikisht janë në dispozicion në faqen e internetit në KSHPK.