Dje (21-dhjetor) nga ora 10 deri në ora 14 në zonën e gjerë të Tetovës është kryer kontroll aksion ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 3 automjete, pra drejtues mjetesh, një me defekt në frena dhe dy me regjistrim të skaduar. Tre automjetet janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe janë sanksionuar me parashtresa, gjegjësishtë me gjoba në të holla të cilat varijonë prej 100 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë. Krahas këtyre, janë konstatuar edhe 12 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion, kryesisht parkime të kundërligjshme, pra gabim parkime.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë apelon pronarët e automjeteve që t’i parkojnë ato vetëm në vendet e lejuara dhe jo ku të arrijnë, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit të Tetovës.
Sepse, këto ditë frekuenca totale e automjeteve është rritur ndjeshëm pas ardhjes së mërgimtarëve. Gjithashtu kërkohet shmangia e parkimit në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishta”, gjë që vështirëson shumë lëvizjen normale dhe të sigurt të mjeteve, sidomos në rrugët me kapacitet më të vogël.
SPB-Tetovë tashmë ka forcuar dukshëm prezencën policore me shërbime dhe patrulla, jo vetëm në zonën qendrore, por edhe në përgjithësi, e mbi të gjitha në udhëkryqe, për të siguruar qarkullim më të lirshëm të automjeteve në rrugë dhe për largimin dhe sanksionimin e veturave të parkuara në mënyrë të paligjshme, pra gabimisht të parkuara.Top24