01/03/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sonja Simovska u zgjodh ushtruese e detyrës së kryeprokrurores së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut

Prokurorja Sonja Simovska do të jetë ushtruese e detyrës së kryeprokurores publike duke zëvendësuar Ljubomir Joveskin.

Ajo do të mbajë pozitën deri në emërimin e rregullt të prokurorit publik, procedurë kjo që kalon nëpër Qeveri dhe Parlament, përcjell INA.

Simovska të hënën do të marrë detyrën nga kreu aktual i prokurorisë, Joveski, pasi që i skandon mandati gjashtëvjeçar.

Joveski, i cili është anëtar i Këshillit sipas detyrës zyrtare, nuk ka ardhur në seancën e sotme.

Simovska erdhi me propozim të kryetares së Këshillit, Dusica Dimitrieska dhe u votua njëzëri nga të gjithë anëtarët.

Ajo punoi si praktikante në prokurorinë e Shkupit, e më pas si prokurore në Prokurorinë Publike të Shkupit. Nga viti 2009 deri në vitin 2021 ka qenë prokurore e lartë në Shkup, ndërsa nga fillimi i vitit 2022 është pjesë e prokurorisë republikane.

Këshilli emëron ushtruesin e detyrës sepse qeveria nuk i ka nisur me kohë procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri publik. Shpallja u publikua më 29 nëntor dhe zgjati 15 ditë, ku aplikuan tre prokurorë: Fatime Fetai, Lidija Raicevic dhe Ljupço Kocevski.(INA)

Të fundit