02/03/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria kërkon heqjen e aktvendimit të shkallës së parë për “Talir 2” dhe lënda të kthehet në rivendosje

 Rasti “Talir 2”, për të cilin në shkallë të parë u dënuan ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i përjgithshëm i partisë, Kiril Bozhinovski për ndërtimin e selisë së partisë politike të VMRO-DPMNE-së në Shkup, me siguri do të kthehet prej fillimit.

Prokurori i lartë publik dje në seancë publike para Gjykatës së apelit Shkup për rastin “Talir 2” propozoi aktvendimi i shkallës së parë të hiqet dhe lënda të kthehet për vendim të sërishëm, si dhe të merren parasysh ndryshimet e Kodit penal.

Avokati i mbrojtjes, Elenko Millanov, pas mbledhjes së Apelit, në deklaratë për mediumet theksoi se vjetërsia absolute me ndryshimet e KP hyri në fuqi në janar të këtij viti, por edhe se vepra keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritimit nuk është tek ndryshimet.

“Unë mendoj se në rastin konkret një konfiskim i tillë tashmë nuk mund të ekzistojë. mendoj se nuk mund të ekzistonte asnjëherë, por tani akoma më shumë. Nuk e di nëse ky aktvendim duhet të hiqet apo thejshtë zbatimi i KP të ri të çojë drejt asaj që të konstatohet vjetërsia absolute e ndjekjes”, tha Millanov.

Aktvendimin për “Talir 2” Gjykata penale e solli vitin e kaluar sipas të cilit Gruevski dhe Bozhinovski e kanë shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe autorizimin dhe në kundërshtim me ligjet për partitë politike dhe për financim, mundësuan arritje të marrëveshjeve për ndërtim ndërmjet partisë dhe personit juridik “SHA Beton” dhe në mënyrë të kundërligjshme përfituan objekt dhe dobi pronësore prej mbi 132 milionë denarëve. Sipas aktvendimit të shkallës së parë Gruevski u dënua me gjashtë vite burg, Bozhinovski me kusht, ndërsa gjykata solli edhe vendim për konfiskim të selisë partiake të VMRO-DPMNE-së.

Të fundit