13/10/2024
10 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria Publike: Autobusi i “Besa Trans” ka falsifikuar licencën

Në deklarimin e fjalëve përfundimtare mbi procesin gjyqësor kundër kompanisë “Besa Trans”, Prokuroria Publike pretendon se ka arritur të vërtetojë se autobusi i kësaj kompanie i cili u aksidentua dhe u përfshi nga flakët në Bullgari, ka falsifikuar licencën, shkruan Alsat.

Por mbrojtja ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se vepra “falsifikim” nuk ka bazë pasi kompania ka përdorur një licencë të një autobusi tjetër, por jo të falsifikuar.

Përfaqësuesit juridik të subjektit ndaj të cilit rëndon akuza pretendojnë se në rastin konkret faji është i Ministrisë së Brendshme dhe vendkalimit kufitar i cili ka lejuar që autobusi në fjalë të kalon me certifikatën e licencës së një autobusi tjetër, por jo i kompanisë e cila e ka përdorur atë.

Seanca e ardhshme kur pritet aktgjykimi i shkallës së parë është caktuar më 7 mars.

Aksidenti në fjalë, ndodhi më 23 nëntor të vitit 2022 në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma.

Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan./ Alsat.mk

Të fundit