22/10/2024
12.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Propozim-ligji për amnisti është sërish në Qeveri

Propozim-ligji për amnisti, sipas njoftimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, do të jetë në debat në Qeveri dhe do të dërgohet në Kuvend me harmonizimet e nevojshme. Deri më sot duhet të bëhet harmonizimi me sektorin e ligjvënies, pasi para një jave në seancën e Qeverisë u konstatua se ekziston nevoja e harmonizimit të tij plotësues me institucionet kompetente.

Sipas Kovaçevskit, Propozim-ligji, me të cilin mundësohet lirimi dhe ulja e dënimeve me burg për vepra të lehta penale, nuk vlen për rastet e PSP-së, të dënuarit e 27 Prillit dhe funksionarët parlamentar kundër të cilëve udhëhiqet  ndjekje penale.

“Ligji për amnisti që është në procedurë qeveritare vlen për një kategori të caktuar të burgosurish dhe të dënuarish që tashmë janë duke vuajtur dënimin dhe nuk vlen për rastet e PSP-së, të dënuarit nga 27 prilli dhe zyrtarët parlamentar që janë në ndjekje penale”, tha kryeministri dje duke iu përgjigjur akuzave të liderit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, se LSDM dhe BDI po përgatisin amnisti në marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për të siguruar vota për ndryshimet kushtetuese.

Kovaçevski tha se pasi të harmonizohet, Propozimi do të dërgohet në Kuvend.

Ministria e Drejtësisë me datën 13 të këtij muaji njoftoi se ka përgatitur Propozim-ligj për amnisti, me të cilin mundësohet lirimi dhe ulja e dënimeve me burg për vepra të lehta penale.

Ligji nuk mori mbështetje nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, ndërsa lideri Hristijan Mickoski, paralajmëroi se jo vetëm që nuk do ta mbështesë, por përmes mjeteve demokratike do ta bllokojë.

Qëllimi i ligjit, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është të mundësojë lehtësim në institucionet ndëshkuese përmirësuese, duke pasur parasysh se gjendja atje në periudhën e kaluar është alarmante dhe kjo është theksuar në raporte të shumta ndërkombëtare si dhe nga Komiteti kundër Torturës në suaza të  Këshillit të Evropës.

Të fundit