24/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protesta dhe bllokada studentore në Shkup

Në Shkup janë paralajmëruar protesta dhe bllokada studentore në shenjë pakënaqësie ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Studentët paralajmërojnë këtë herë do të dalin në çdo bulevard të kryeqytetit.

Nga organizata studentore kanë theksuar se deri tani nuk është plotësuar asnjë nga premtimet e bëra nga ministria përkatëse, përcjell INA.

Ata ankohen se ende nuk është paguar bursa për studentët, që këtë të drejtë e kanë fituar për herë të parë këtë vit, ndërsa edhe për të tjerët ka vonesa.

Po ashtu edhe pagesa për vaktin e subvencionuar është e parregullt, ndonëse paraprakisht është rënë dakord që mjetet për këtë qëllim të depozitohen në ditën e parë të muajit aktual për atë të mëparshmin.

Negociatat për ligjin e ri për ushqimin e studentëve, thonë ata, po zhvillohen në mënyrë krejtësisht jo transparente dhe nuk ka informacion zyrtar se si do të bëhet rritja prej 140 denarëve në ditë.

Ata shtojnë gjithashtu se ende nuk ka filluar edhe rikonstruimi i premtuar i konvikteve, megjithëse thonë se u është thënë se do të nisë në vitin 2023.

Të fundit