18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protestë nga nxënësit e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, nuk kanë libra

Për shkak se nuk kanë libra, nxënësit e vitit të dytë të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” të Tetovës sot protestuan para shkollës, kërkojnë që institucionet të ju sigurojnë libra. Ndërkaq drejtoresha e shkollës thotë se protesta është e nxitur, raporton Portalb.mk.

Nxënësit theksojnë se protesta vjen pasi nuk kanë libra nga ku të mësojnë, ndërsa kërkojnë që të njëjtat t’ju sigurohen.

“Gjendja për të cilën ne protestojmë është për shkak të mungesës së madhe të librave të cilën e kemi paraqitur si problem, nga disa profesorë e kemi edhe detyrim disa libra t’i bëjmë fotokopje”, theksoi një nxënës.

“E kemi lëshuar se nuk kemi libra, profesorët kërkojnë libra, ne s’kemi, shumica na mungojnë”, tha një nxënës.

Protesta e nxënësve të Gjimnazit të Tetovës "Kiril Pejçinoviq" për mungesën e Librave (25.09.2023)
Protesta e nxënësve të Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq” për mungesën e Librave (25.09.2023)

“Kemi dalë shkaku i librave, sepse ka shumë mungesë të librave në shkollë, kjo është arsyeja”, tha një tjetër nxënës.

“Mua personalisht më mungojnë të gjithë librat”, tha nxënës tjetër.

Protesta e nxënësve të Gjimnazit të Tetovës "Kiril Pejçinoviq" për mungesën e Librave (25.09.2023)
Protesta e nxënësve të Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq” për mungesën e Librave (25.09.2023)

Kjo protestë nuk është pritur mirë nga drejtoresha e shkollës Teuta Lalla, ajo theksoi se protesta është e shpejtuar dhe pa paralajmërim, theksoi se protesta është e nxitur.

“Ne kemi një numër të vogël të librave që mungojnë, por nuk është gjendja aq alarmante sa të bojkotojnë mësimin. Unë në këtë situatë shoh një instrumentalizim të nxënësve nga instanca të caktuara që duan të krijojnë tollovi. Por, besoj se bashkërisht me profesorët ata që e duan arsimin edhe prindërit që vërtet i kanë sjellë nxënësit që të mësojnë, do ta amortizojmë këtë rast”, tha Llalla e cila mes tjerash theksoi se janë në proces të pranimit të librave.

Sipas të dhënave të Sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës, shkollat në Tetovë kanë mungesë të mbi 33 mijë librave.

Ndërkaq sipas ministrit Jeton Shaqiri, për dallim nga viti i kaluar shkollor, tani tekstet shpërndahen çdo ditë dhe pret që të gjitha tekstet të dorëzohen deri në fund të shtatorit.

Të fundit