20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protestë para gjykatës në Tetovë për spitalin modular

Për sot në orën 12:00 është paralajmëruar tubim protestues para Gjykatës themelore Tetovë për spitalin modular në të cilin jetën e humbën 14 njerëz gjatë zjarrit të 8 shtatorit të vitit 2021. Thirrja për protestë në rrjetet sociale po ndahet nga qytetarët dhe organizatat joqeveritare.

Protesta pason pas transmetimit të filmit dokumentar të dielën, i punuar nga IRL i titulluar “Vrasje në Tetovë” ndërkaq dedikuar kësaj fatkeqësie në të cilën jetën e humbën 14 njerëz.

Për zjarrin në spitalin modular në gjykatën e Tetovës, pati proces gjyqësor i cili përfundoi më pesë qershor të këtij viti. Atëherë dënim me kusht morën drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, përderisa personi juridik ISHP Spitali klinik u shpall fajtor për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Gjykata vendosi të ketë aktvendim lirues për mjekun Boban Vuçevski dhe Spitalin klinik për veprën “mosveprim sipas rregullave shëndetësore”. Beismi dhe Etemi morën dënim të kofirmuar me burg prej një viti e gjashtë muajve, që do të ekzekutohet nëse të akuzuarit secili për vete, në kohë prej tre viteve kryejnë vepër të re penale. Spitali duhet të paguajë një milion denarë, që duhet të paguhet 30 ditë pas fuqizimit të aktvendimit.
Pas përfundimit të gjykimit, gjykatësi Jordan Velkovski arsyetoi se të akuzuarit nuk janë të akuzuar për shkaktim të zjarrit, ndërkaq sipas tij, propozimi i prokurorisë me asnjë veprim nuk i akuzon të akuzuarit se ata kanë kontribuuar për zjarrin.

Prokuroria e Tetovës parashtroi ankesë pas më shumë se një muaji nga aktvendimi i shqiptuar.
“Prokuroria themelore publike Tetovë më 10.07.2023 parashtroi ankesë ndaj aktvendimit të shqiptuar të shkallës së parë, si në raport të vlerës së sanksionit të caktuar penal për dy të akuzuarit, ashtu edhe lidhur me aktvendimin lirues për njërin prej të akuzuarve. Shkaqet për ankesën prokuroria publike do t’i arsyetojë para gjykatës kompetente”, informuan nga Prokuroria.koha.mk

Të fundit