17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protestojnë pensionistët në Tetovë, kërkojnë rritjen e pensioneve

Një grup pensionistësh nga Tetovë sot para objektit të Shoqatës së Pensionistëve e kanë shprehur publikisht revoltën e tyre ndaj pensioneve të ulëta dhe kanë përkrahur kërkesat për rritje të pensioneve.

Edhe ata, si pensionistët në qytetet tjera, kërkojnë që të ndryshohet Ligji për sigurim pensional dhe invalidor dhe pensionet të rriten linearisht për 3.000 denarë.

“Kur mund t’i rrisin pagat e zyrtarëve për 78 për qind, le të gjejnë një mënyrë për të rritur në mënyrë lineare pensionet. Jemi të vetëdijshëm se ata që u larguan me pensione të larta paguanin kontribute më të larta. Por tani jemi të gjithë njësoj, jemi pensionistë dhe rritja le të jetë lineare, tregu është i njëjtë për të gjithë. Askush nuk na pyet në dyqan nëse marrim pension më të lartë apo më të ulët.

Shumë ligje u ndryshuan me flamurin europian, ndaj edhe ne kërkojmë që ligji të ndryshohet me flamurin europian dhe të ketë të njëjtën rritje për të gjithë. Për shembull, unë marr pension solid, por duhet menduar edhe për ata që marrin pension prej 10-11 mijë denarë. Me atë pension disa prej tyre nuk mund të blejnë as ilaçe”, tha pensionistja Divna.

Sipas pensionistit Letka, çdo pensionist duhet të marrë më shumë se 20 mijë denarë, si dhe të rriten pensionet ashtu si edhe pagat për politikanët.

Kryetarja e Shoqatës së pensionistëve, Selver Memeti tha se në Tetovë është karakteristike se ka shumë pensionistë me pensione minimale për shkak se shumë fabrika me paga të ulëta.

Të fundit