15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pse po heshtë kreu shtetëror ndaj këcënimeve serbe, për Kurtin u trazuan si të ‘çmendur’?

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç kërcënoi hapur Maqedoninë e Veriut dhe për çudi nuk kemi asnjë reagim nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovacevski.

Nuk pati reagime as nga partitë maqedonase, VMRO-DPMNE, E Majta apo edhe parti tjera që thirren evropiane, që për vizitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti reaguan të frustruar, tërbuar, duke përdorur edhe linçime publike me non grata e lloj lloj budallallëqe.

Për Kurtin, i cili erdhi të promovoj një rrugë, e cila do të lehtësoj qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve, u trazuan të gjithë, e që disa nëpër debate e forume sociale nuk lanë pa i thënë edhe fashist e nacionalist dhe tani kur një shtet fqinj kërcënon hapur integritetin territorial të vendit, Shkupi pllakoset nga heshtja.

Tani kush paska pretendime territoriale, Serbia e cila po kërcënon hapur dhe e cila në shumë platforma nacionaliste e quan Maqedoninën, Serbia e Jugut, apo Kosova dhe Shqiptarët, të cilët po ndërtojnë autostrada dhe ura lidhëse drejtë Maqedonisë.

Maqedonasit duhet ta kuptojnë se shqiptarët janë një popull paqësor dhe se kur nuk kanë nisur luftra për pretendime territoriale. Luftrat e tyre historikisht kanë qenë për liri dhe në mbrojtje të pragut të tyre të shtëpisë.

Të fundit