19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pushteti përshëndet miratimin e ligjeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D

Brenda pesë viteve vendi do të ketë autostrada moderne – tha Kryeministri Dimitar Kovacevski. Sipas tij, sic njofton KlanM, ndryshimet ligjore kanë qenë të nevojshme për shkak se përmes tyre mundësohet që në Maqedoninë e Veriut të punojë konzorciumi më I madh në botë për ndërtimin e projekteve të këtilla.

“Bëhet fjalë për ligjet që janë të nevojshme, jo vetëm për këtë projekt, por nëse shihni ligjet, bëhet fjalë për harmonizimin e legjislativës sonë që sa më shpejt, më lirë dhe në mënyrë më efikase të ndërtohen projekte në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, të gazit dhe atë energjetike. Shheni vetëm autostradën Kërçovë – Ohër. Janë harxhuar 600 milionë euro, janë bërë 10 vite, asnjë metër austostradë nuk është ndërtuar”, tha kryeministri Kovaçevski.

Bashkimi Demokratik për Integrim, siç njofton KlanM, përshëndet vendimin e Kuvendit për miratimin e ligjeve që trasojnë rrugën e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D. Sipas BDI-së, veprimi i shumicës së deputetëve i dhanë fund bllokadës tendencioze të opozitës.

“Opozita e kryesuar nga Mickoski vendosi të votojë kundër projektit që nënkupton dimension të ri zhvillimi dhe qarkullimi efikas, por sërish nuk do t’ia dalë të mbajë peng zhvillimin ekonomik të vendit, KORRIDORET DO TË NDËRTOHEN! Historia do t’i mbajë mend sot ata që votuan “pro” një kauze të drejtë zhvillimi, ashtu siç do t’i mbajë mend edhe ata që u rreshtuan kundër kësaj kauze dhe në dëm të qytetarëve”, thonë nga BDI.

Opozita ka votuar kundër, duke e quajtur këtë projekt të Qeverisë përplot me dyshime për keqpërdorime të parave të popullit dhe krime të mundshme gjatë procedurave. Opozita, sic njofton KlanM, është zotuar se këto ligje dhe marrëveshja do të analizohen dhe rishikohen pas ndryshimit të pushtetit në RMV.

Kuvendi, siç njofton KlanM, dje me procedurë të shkurtuar, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e pesë ligjeve që lidhen me realizimin e Marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër autostradave të Korridorit 8 dhe 10D. Opozita votoi kundër.

Ligjet tani duhet të dekretohen nga Presidenti Stevo Pendarovski./KlanMacedonia

Të fundit