03/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO pranon ftesën e Kovaçevskit: Mickoski është i gatshëm të bisedojë në çdo kohë

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se e pranojnë ftesën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për takim me kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se kanë kushtet e tyre për takim, por që në parim janë “pro” një takimi ku do të flitej për interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë.

“Kur është fjala për interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë, kryetari i VMRO-DPMNE Mickoski është i gatshëm të bisedojë në çdo kohë. Nëse ekziston dëshira për bashkim kombëtar dhe për të dëgjuar zëri i shumicës, pranojmë takim liderësh ku ndër të tjera duhet të shihet se çfarë do të bëhet në periudhën pas dështimit të atyre ndryshimeve kushtetuese për të ardhmen e qytetarëve që duhet të sigurohet”, thonë nga VMRO-DPMNE për TV21.

Të fundit