21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria maqedonase ndan 3 milionë euro për ndërtimin e ‘Rrugës për Kosovë’

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se qeveria maqedonase tashmë i ka ndarë 3 milionë euro, nga gjithsej 6 milionë euro vlerë, qytetit të Shkupit, për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjërësisht “Rruga për Kosovë” (në Vizbeg), deri tek qarkorja e Shkupit.

“Në bashkëbisedim dhe bashkëpunim me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, e cila do ta realizojë projektin, kemi filluar përgatitjet e fundit administrative në Qeveri dhe në Ministrinë e Transportit për ta nisur dhe përfunduar edhe këtë arterie të rëndësishme të trafikut”, ka njoftuar Grubi në Facebook.

Të fundit