13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

QMK: Gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur 31 zjarre në vende të hapura

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 31 zjarre në vende të hapura në shtet. Zjarrfikësit të gjithë i kanë shuar, njëkohësisht duke shuar edhe zjarre të tjera në vendbanimet, njoftoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas njoftimeve nga qendrat rajonale për zjarre të regjistruara dhe të shuara në vende të hapura, dje ishin regjistruar 12 zjarre në Shkup, dy në Tetovë, nga katër në Manastir dhe Shtip, nga një në Strumicë dhe Veles dhe gjashtë zjarre në Kumanovë.

QMK bën thirrje që të mos digjet bimësia në vende të hapura, ndërsa paraqitja e zjarreve sa më shpejtë të denoncohet në Numrin e vetëm për thirrje për raste urgjente 112 në QMK, si dhe rastet e tjera urgjente veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.

Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej  1 801 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112, prej të cilave thirrje “reale” ishin 38,81 për qind, ndërsa 61,19 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente.

Në polici ishin dërguar 56,25 për qind thirrje, në ndihmën mjekësore urgjente 34,03 për qind, ndërsa te zjarrfikësit 7,64 për qind nga thirrjet reale në 112 në QMK. 

Të fundit