25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Donacion humanitar nga Tim Evropa dhe partnerë ndërkombëtarë

 Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir, së bashku me ambasadorë tjerë nga vendet-anëtare të BE-së, sot do të marrin pjesë në ceremoninë e donacioneve në Jurop Haus Veles.

Ceremonia e donimit, siç njoftojnë nga Delegacioni i BE-së, është ngjarje përfundimtare e Bazarit humanitar, të cilin e ka organizuar “Dobredojde Macedonia Welcome Centre” në dhjetor të vitit të kaluar, nën patronazhin e ambasadorit Gir. Tim Evropa u përfaqësua nga ambasadat e Bullgarisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Hungarisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Polonisë, Spanjës dhe Suedisë. Në Bazarin morën pjesë edhe partnerë tjerë ndërkombëtarë, siç janë ambasadat e Zvicrës dhe Japonisë, Instituti Konfuçie pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Sekretariati i Rrjetit shëndetësor juglindor dhe konsulli i përgjithshëm i nderit i Mongolisë.

Me ndihmën e Shoqatës së personave me paralizë cerebrale dhe pengesa – Veles, Qendrës për aktivizëm rinor KRIK – Shkup dhe Institucionit publik për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve – Shkup, mjetet e grumbulluara nga Bazari humanitar janë shfrytëzuar për furnizimin e pajisjes për persona me pengesa në më shumë shtëpi në Shkup dhe Veles. Shfrytëzuesit do të marrin prodhime për amvisëri, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e përditshmërisë së tyre.

Të fundit