17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

QMK: Tre zjarre në ambient të hapur, në një fushë gjendet granatë

Tre zjarre në ambient të hapur janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit, si dhe është raportuar për një granatë të gjetur në një fushë pranë rrugës së vjetër Gradsko – Negotinë, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Një deponi është djegur në komunën Qendër në afërsi të lokalitetit ‘Autopoligon’ nën Kala. Bimësia e ulët është djegur në afërsi të fshatit Orizar e epërme të Komunës së Manastirit. Ndërkohë është djegur sanë në rajonin e fshatit Peshirovë komunë e Sveti Nikollës”, sqarojnë nga QMK-ja, duke shtuar se të gjitha zjarret janë shuar.

Pasdite në numrin 112 është marrë raport për gjetjen e granatës.

“Ajo ka qenë në 50 metra mbrapa kompanisë “Gulf BS”, tek rruga e vjetër Gradsko drejt Negotinës. Denoncuesi e ka gjetur në fushën e tij. Pas koordinimit të djeshëm të QMK-së me subjektet e Sistemit për menaxhim me kriza, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar një inspektor dhe një teknik i krim- teknikës nga SP – Kavadar për sigurimin e tij. Mjetet e pashpërthyera do të largohen në mënyrë të sigurt gjatë ditës”, kanë bëtë të ditur nga QMK-ja.

Nga atje rekomandojnë që në raste të tilla qytetarët të mos lëvizin, por të lajmërohen në numrin e vetëm të emergjencës – 112 në Qendër.

Gjithsej 1.377 thirrje në 112 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

“Prej tyre, “reale” – 62,16 për qind, ndërsa 37,84 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. 56,89 për qind e thirrjeve janë bërë drejt policisë – 38,67 për qind, ndërsa drejt Shërbimit të urgjencës mjekësore, ndërsa drejt zjarrfikësve 3,11 për qind nga thirrjet reale, thuhet në kumtesën e sotme.

Të fundit