27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rast i rëndë në Preshevë: Fëmija 3-vjeçar mbytet në pishinë, që ishte në oborrin e shtëpisë së tij

Në urgjencën e Preshevës sot është sjellë një fëmijë tre vjeçar pa shenja jete, gjë që shkaktoi vëmendje të madhe publike.

Ekipet e kujdesit kanë njoftuar menjëherë policinë për këtë ngjarje të trishtë, ndërsa në vend është konstatuar se fëmija ka dalë nga shtëpia e familjes dhe ka rënë në pishinën e oborrit.

Ka pasur një përpjekje për reanimim, por pa sukses

Ambulanca nisi menjëherë përpjekjet për të sjellur në jetë fëmijën, por fatkeqësisht përpjekjet e tyre nuk dhanë rezultat. Fëmija nuk mbijetoi dhe ka tronditur thellë të gjithë të opinionin

Është njoftuar Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, ndërsa detajet për hapat e mëtejshëm do të publikohen pas hetimeve.

 

Të fundit