09/05/2024
13.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari i bindur se do të hyjë në rrethin e dytë. “Do të shohim kundër kujt, Siljanovska udhëheq sipas anketave, por s’dihet”

Unë pres që të hyjë në rrethin e dytë, ndërsa kush tjetër do të jetë me mua, këtë nuk e di. Në këtë mënyrë Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit VLEN, përkatësisht kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, u përgjigj në pyetjen se çfarë pret nga zgjedhjet presidenciale. Bashkëbiseduesi i tij në emisionin e njëjtë ishte edhe kandidati tjetër për president, Maksim Dimitrievski. Taravari i dëshiroi fat dhe tha se do të dëshironte që në rrethin e dytë të përballet pikërisht me të, por thotë se anketat tregojnë se Siljanovska Davkova udhëheq.

“Do të shohim, nuk e di. Sipas anketave, shihet se zonja Siljanovska po udhëheq, por përsëri nuk dihet, fushata është fushatë.
D.m.th. ju nuk besoni se Dimitrievski do të hyjë në rrethin e dytë?!
Unë do të dëshiroja që Dimitrievski të hyjë në rrethin e dytë”, tha Arben Taravari, kandidat për president.

Të fundit