24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rast social/ Nëna me djalin jetim kërkojnë ndihmë për strehim pasi mbetën pa kulm mbi kokë

Nëna me djalin e saj jetim 15 vjeçar nga Shkupi, viteve të fundit kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Përpos pa shtëpi, zonja para një muajve mbeti edhe pa bashkëshortin e saj i cili vdiq nga kanceri.

Zonja 49 vjeçare S.H nga Shkupi për momentin është strehuar në një shtëpi të braktisur por çdo moment pritet të dëbohet nga pronari i shtëpisë. Ajo si e vetme nuk ka mundësi të mbulojë harxhimet mujore, edhe nëse strehohet me qera, nuk ka mundësi të paguajë e vetme qeranë.

Familjarët janë organizuar për t’i blerë asaj një banesë apo shtëpi të vogël sa për të qenë e sigurtë se nuk mbetet rrugëve, mirëpo shtrenjtimi i patundshmërive dhe duke ditur gjendjen reale ekonomike të të gjithë neve, familja ka arritur të mbledhë vetëm 10,000 euro, që nuk mjaftojnë për të siguruar një strehim.

Ndaj zonja S.H përmes një kërkese publike, lutë të gjithë dashamirët dhe ata që kanë mundësi, të ndihmojnë finansiarisht për të mbledhur të hollat e nevojshme për të blerë një banesë të vogël sa për të mos mbetur në rrugë së bashku me djalin e saj 15 vjeç.

Të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi për të ndihmuar këtë familje, ju lutemi kontaktoni personin përgjegjës – Zekirija Haxhiu (0038971 474 880) Shkup.

Të fundit